Siç raportuam pak ditë më parë, Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu do të moderojnë emisionin e mëngjesit në RTV Ora, emision ky, që më parë moderohej nga Dajana Shabani dhe Besmir Metani. Kelvi dhe Dajana janë shokë prej vitesh, njihen që në gjimnaz bashkë dhe kalimi i drejtimit të “Ditë e Re” nga njëri te tjetri u realizua pa hatërmbetje. Të paktën kështu menduam.
Dje, Dajana Shabani, në dukje e acaruar, postoi copëza nga puntatat e emisionit, shoqëruar me një përshkrim që sqaron situatën. “Vendimi IM për largimin nga emisioni (për jashtë Shqipërie) shkriu gjithë grupin e emisionit ‘Ditë e Re.’ Duke falenderuar pafund Besmir Metanin dhe Hermes Nikajn që ishin me mua këto dy sezone, e ndjeva të domosdoshëm këtë sqarim, për shkak të portaleve dhe komenteve se u zëvendësuam,” shkruan Shabani dhe deri këtu e kuptojmë çdo të thotë.
View this post on Instagram
Vijon me, “Kam shkuar në opera 11 vjeç, libri i parë filozofik, ‘Kështu foli Zarathustra’ është lexuar kur unë kam qenë 14 vjeçe, kam qenë një nxënëse shumë e mirë, kam udhëtuar në 40 vende etj., por këto nuk i interesojnë fare Rukies nga Kamza, Benit nga Lapraka dhe as atij në zyrë në qendër të Tiranës, sepse ne zgjodhëm të vinim origjinalë, duke prekur realitetin shqiptar e duke e përcjellë atë me të qeshura pafund. Këtë e vendosëm ne! Askush nuk na ka zëvendësuar dhe mendoj se kam bërë një punë të mirë duke u bërë urë lidhëse edhe për Kelvi Kadillin (meqë nuk më falenderoi, po falenderoj veten). Jeni shumë të mirë të gjithë.”
Kelvi u tregua i shpejtë dhe shprehu mirënjohjen në komente. “O zemra, faleminderit publikisht që u bëre urë lidhëse, po as ty, as Besin s’ka njeri që ju zëvendëson,” shkruan ai dhe Dajana i përgjigjet me, “Të gjithë janë të veçantë dhe as ne nuk të zëvendësojmë ty. Ndaj portalet, këtë term duhet përfundimisht ta heqin.”