Shqipëria

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Gjergj Xhuvani

Shkruar nga Anabel

14 Gusht 2019

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Gjergj Xhuvani

Regjisori i njohur Gjergj Xhuvani është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare. Xhuvani, ndërroi jetë në një nga spitalet e Romës, ku po kurohej pas një sëmundjeje të rëndë. Sipas Balkan Web, regjsori ndodhej në Itali për të xhiruar një film të ri, por fatkeqësisht nuk arriti ta përmbyllte projektin që do të ishte i fundit.

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Gjergj Xhuvani

Gjergj Xhuvani, bashkëshorti i aktores së njohur Luiza Xhuvani lindi në 1963-in në Tiranë. Ai studioi dhe u diplomua në Akademinë e Arteve, në degën Artet Dramatike. Emri i tij do të mbahet mend gjatë si një prej regjisorëve më të mirë të kinematografisë shqiptare. Filmi i tij i parë ishte “Bardhë e zi”, realizuar në vitin 1991.

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Gjergj Xhuvani

Krijmtaria e Xhuvanit solli një frymë moderne në kinemanë shqiptare të pas viteve ’90-të. Tematikat e filmave si “Parrullat”, “Lindje, Perëndim, Lindje” apo “I dashur armik”, spikatën dhe do të mbahen mend gjatë nga publiku.

Disa prej filmave me skenar dhe regji të tij janë,

Në kërkim të kujt – (2011) 

I dashur armik – (2004)

Parullat -(2001)

Dashuria e fundit – (1995)

Një ditë nga një jetë – (1994)

E diela e fundit – (1993)

Bardh e zi – (1991).

Gjergj Xhuvani ka interpretuar gjithashtu si aktor në filmat shqiptar: “Hije që mbeten pas” dhe “Edhe ne luftuam”.