Bota

Flakët përfshijnë Amazonën: Rekord zjarresh, vendi në panik!

Shkruar nga Anabel

21 Gusht 2019

Flakët përfshijnë Amazonën: Rekord zjarresh, vendi në

Zjarret në pyjet e Amazonës,Brazil kanë shënuar rekord këtë vit, me një rritje 83% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Tymi i shkaktuar nga zjarret ka krijuar mjergull dhe ajër mbytës në Sao Paolo ditën e henë, duke e vështirësuar edhe më shumë situatën.

Vendi u përfshi në një terr total që zgjati për plot 1 orë. Pyjet më të mëdha të botës ndodhen në Amazonë dhe konsiderohen si burim vital për ngadalësimin e ngrohjes globale. Ky vend është gjithashtu shtëpia e 3 milion bimëve dhe kafshëve dhe 1 milion njerëzish indigjenë.

Flakët përfshijnë Amazonën: Rekord zjarresh, vendi në

Zjarret e tmerrshme kanë nisur gjatë periudhës së thatë në Brazil, por që nga muaji janar e deri më tani numërohen rreth 72.000 të tillë. Shifër e cila konsiderohet rekord që prej vitit 2013.

Burimi: BBC