Ditën e sotme, burime për Zëri.info u shprehën se “Mc Kresha i dha fund beqarisë”. Sipas tyre, reperi u fejua me një vajzë shqiptare, e cila jeton në Kanada. Po kështu, sipas të njëjtave burime, Kresha dhe vajza që i ka rrëmbyer zemrën do të martohen në tetor të këtij viti.
I kontaktuar nga Anabel.al, Mc Kresha mohoi një lajm të tillë. “Isha në gjumë kur thanë që isha fejuar,” u shpreh ai. “Gjithsesi faleminderit për interesimin, po të isha fejuar do e postoja në Instagramin tim dhe jo nëpër portale,” përfundoi reperi.