Ndarja e papritur (publike) e Nora Istrefit dhe Robert Berishës pas më shumë se një dekade bashkë i ka shokuar fansat e tyre. Ndonëse përflitej prej kohësh nëpër media se çifti nuk ishte më bashkë, fakti që u mohua disa herë i bëri njerëzit të besojnë se ndoshta bëhej fjalë për një thashethem pa bazë. Megjithatë deklarata e papritur e Robertit dje mbrëmja habiti jo pak njerëz dhe siç mund ta vini re nga komentet e shumta online, janë të shokuar.
Te komentet në foton e Instagramit, ndjekës të shumtë shkruajnë ndër të tjera se “ndoshta Roberti po bën shaka” dhe “të paktën ta kishte lënë për 1 Prillin”. Përpos njerëzve që përgëzojnë këngëtarin për mënyrën si zgjodhi ta bëj publik lajmin e ndarjes, nuk mungojnë ata që theksojnë se “nëpër intervista, ai shprehej se vetëm vdekja mund ta ndajë me Norën”. Çfarë ndodhi tani?”.

Theksojmë se në Kosovë, çifti Nora-Robert kanë qenë ndër më të preferuarit që në fillimet e tyre. Pas daljeve publike, bashkëpunimit “S’ka inat” dhe dasmës, Nora-Robert u bënë gjithashtu një ndër çiftet më të pëlqyer dhe më të komentuar edhe në Shqipëri, gjë që shpjegon edhe reagimin në rrjete sociale.
Bashkë që prej 2006-s, këngëtarët kurorëzuan historinë e tyre të dashurisë në shtator të vitit 2014. Ata janë prindër të vogëlushes Renee. Pas lajmit të ndarjes, të tjera detaje u zbuluan në lidhje me marrëdhënien e tyre, ku thuhet se prej kohësh Berisha ishte shpërngulur në një tjetër banesë.
Deri në këto momente, Nora Istrefi nuk ka reaguar ende.
Komentet dhe reagimet në rrjete sociale: