Muzika

Këngëtarja shqiptare shpallet fituese e festivalit ndërkombëtar

Shkruar nga Anabel

29 Gusht 2019

Këngëtarja shqiptare shpallet fituese e festivalit

Dje nga pasditja ju njoftuam se Inis Neziri është pjesëmarrëse dhe me shumë mundësi fituese e festivalit “New Wave” në Rusi. Kishim të drejtë! Këngëtarja e re mundi konkurrentët e tjerë dhe u rendit në vendin e parë, me 280 pikë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by New Wave / (@newwave_official) on

Do t’ju përditësojmë në lidhje me ç’fiton vendi i parë përveç të drejtës për të thënë se fitove vendin e parë.

Inis pati mbështetjen e një sërë figurash të njohura në vend duke nisur me Aurela Gaçen, që postoi e para për të, Soni Malaj, Albi Nako, Eleni Foureira, Enada dhe Gerd Vaso etj.

Inis Neziri ka marrë pjesë në “Gjeniun e Vogël,” në “Këngën Magjike,” ka fituar festivalin “Golden Stag” në Rumani dhe që nga ky moment, edhe festivalin “New Wave.”