Edicioni i 21-të i “Këngës Magjike” është vetëm disa muaj larg dhe që tani kanë filluar përgatitjet për spektaklin më të ndjekur të këngës. Pak orë më parë, ishte Ardit Gjebrea ai që njoftoi përmes një postimi në llogarinë e Instagram-it, të dhënat dhe ndryshimet e para të këtij edicioni.
View this post on Instagram
“Që të dielën e parë të transmetimit do të këndojnë “live” jo vetëm këngëtarët New Artist, por edhe ata Big! Vlerësimi i telespektatorëve vendos këtë vit se cilët Big do të jenë në gjysmëfinale, ndërkohë që juria vendos për New Artist.
Pas 20 vitesh eksperiencë, "Edicioni 21" do sjellë të rejat që ndër vite janë diskutuar dhe kërkuar nga vetë artistët dhe publiku.”- shkruan Gjebrea.
Një ndryshim i tillë në votim u paralajmërua që pas natës finale të “Kënga Magjike 2018”. Nëse më parë ishin vetëm artistët ata që votonin për njëri tjetrin, këtë vit, përveç tyre do të merret parasysh vota e publikut në internet dhe vota e jurisë New Artist.
Një formulë e tillë pretendohet të jetë më e drejtë dhe më e ndershme për të gjithë konkurrentët.
Krah Ardit Gjebreas, në Këngën Magjike të këtij viti do të jetë Adrola Dushi e cila do të provojë për herë të parë emocionet e moderimit në një skenë me të tilla përmasa.