Plot 42.8 milionë njerëz vizituan Birmingham vjet si pasojë e suksesit të jashtëzakonshëm të “Peaky Blinders.”
“Peaky Blinders," drama kriminale që tregon historinë e një familjeje mafioze përmidis luftërave botërore, u kthye në një hit të padiskutueshëm për BBC dhe Netflix. Momentalisht, po transmetohet sezoni i pestë dhe sipas institucioneve të turizmit, seriali ka shkaktuar një boom të padiskutueshëm. Sipas shifrave, 42.8 milionë njerëz vizituan Birmingham-in në 2018-n, një rritje prej 26% në dallim nga 2013-a, kur u transmetua sezoni i parë.
Edhe pse kanë ndikuar një sërë faktorësh, peshën më të madhe e mban “turizmi i ekranit,” ku turistët vizitojnë destinacionet që kanë parë në televizor ose kinema. Seriali nga BBC mund të shihet në 183 vende falë Netflix dhe shikuesit ndërkombëtarë arrijnë vlerën e 1.1 milion, një rritje prej 19%. Vizitorët shpenzuan 17 milionë paund në aktivitete që kanë lidhje me serialin si bare apo muze.
“Efekti Peaky ka fituar inerci, turet dhe eventet në West Midlands në lidhje me serialin prenotohen muaj më përpara,” tha Andy Street, kryebashkiak i West Midlands. “Rajonin po e vizitojnë numra rekord turistësh dhe shumë prej tyre duan të eksplorojnë vendet që shfaqen në serial.”
Sidoqoftë, ngjarjet e “Peaky Blinders” ndodhin në Birmingham, por sheshxhirimet janë në Yorkshire, Liverpool dhe Manchester.
Burimi: Lonely Planet