Celebrity

Një shpjegim i detajuar për këdo që s’po e merr vesh ç’po ndodh me raportin Liam-Miley-Kaitlynn

Shkruar nga Anabel

6 Shtator 2019

Një shpjegim i detajuar për këdo që s’po e merr vesh

Në dhjetor të 2018-s, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth u martuan në një ceremoni tejet romantike dhe intime gjatë Krishtlindjeve. Në një intervistë për Elle në korrik, Miley foli gjerë e gjatë për martesën. “Mendoj se njerëzit i konfuzon shumë ideja që unë jam e martuar. Por marrëdhënia ime është unike,” tha ajo. Në gusht, u ndanë.

Kush është Brody Jenner dhe Kaitlynn Carter?

Brody Jenner është djali i Caitlyn Jenner me tekstshkruesen amerikane, Linda Thompson. Pra, gjysmë-vëllai i Kylie dhe Kendall Jenner. Të dashur prej disa kohësh, ai i propozoi blogeres së modës dhe udhëtimeve Kaitlynn Carter në 2016-n në Indonezi dhe më pas u martuan në një dasmë intime në 2018-n në Bali. Një vit më pas, u ndanë.

Një shpjegim i detajuar për këdo që s’po e merr vesh

Ish-çiftet Miley-Liam dhe Kaitlynn-Brody ishin miq dhe dilnin hera-herës në shoqërinë e njëri-tjetrit. Të paktën kështu thuhet.

Një shpjegim i detajuar për këdo që s’po e merr vesh

9 gusht – Kaitlynn poston një foto nga pushimet me Milye-n dhe të gjithë menduan se ishte thjesht një foto shoqërore. Por ja që jo.

Një shpjegim i detajuar për këdo që s’po e merr vesh

11 gusht – përfaqësuesit konfirmojnë ndarjen. “Liam dhe Miley kanë rënë dakord që të ndahen për momentin. Si individë dhe partnerë gjithnjë në ndryshim e sipër, kanë vendosur se kjo është gjëja e duhur teksa fokusohen te vetja dhe karrierat e tyre. Ata mbeten prindër të dedikuar për kafshët e tyre shtëpiake. Ju lutem, respektoni procesin dhe privatësinë e tyre.”

Një shpjegim i detajuar për këdo që s’po e merr vesh

11 gusht – Miley fotografohet duke u puthur me një vajzë, që më vonë u identifikua si Kaitlynn. Në fotot e siguruara nga Entertainment Tonight, Miley dhe Kaitlynn bënin banjo dielli, përkëdheleshin, putheshin dhe rrinin pranë njëra-tjetrës në hotelin Il Sereno, ku pushuan bashkë me motrën e Miley-t, Brandi. Kjo gjë thuhet se qe shtysa kryesore që Liam të firmoste divorcin, ndonëse prej pak kohësh ata nuk ishin më bashkë.

Një shpjegim i detajuar për këdo që s’po e merr vesh

Sërish 11 gusht – Brody publikoi në foto të vetes me përshkrim “mos e lër të djeshmen të sundojë të sotmen” dhe në koment shtoi “vëmendje! Së shpejti, foto të miat dhe të Liam që ecim dorë për dore në plazh.” Nëse menduat se Miley do të shihte terezinë e saj, gaboheni. “Ik merr një sy gjumë në kamion dhe qetësohu,” iu përgjigj ajo.

Një shpjegim i detajuar për këdo që s’po e merr vesh

12 gusht – Liam flet për ndarjen. Gjatë kohës që ish-bashkëshorti i këngëtares po shëtiste me vëllanë e tij, zëra për Daily Mail bënë me dije se ai vendosi të shprehej rreth kësaj teme, për ta mbyllur njëherë e mirë. “Ju nuk mund ta kuptoni se si ndihesh. Thjesht s’dua të flas më rreth kësaj gjëje.”

Një shpjegim i detajuar për këdo që s’po e merr vesh

16 gusht – Brody Jenner postoi një deklaratë në Instagram ku mbështeste raportin e Kaitlynn dhe Miley-t.

Një shpjegim i detajuar për këdo që s’po e merr vesh

Sërish 16 gusht – Miley i dedikon një këngë Liam-it, “Slide Away”. “Një herë e një kohë, ishte parajsë/ Një herë e një kohë, isha e paralizuar/ Do më marrë malli për dritat e molit/ Por është momenti ta lë pas...”

Një shpjegim i detajuar për këdo që s’po e merr vesh

22 gusht – Miley reagon për ndarjen. “E vërteta është se kur unë dhe Liam u pajtuam, ishte e vërtetë dhe unë u angazhova. Nuk ka sekrete për t’u zbuluar. Kam mësuar nga çdo eksperiencë në jetën time. Nuk jam perfekte dhe nuk dua të jem, është e mërzitshme. Jam rritur në sytë tuaj dhe ç’është më e rëndësishmja: jam RRITUR. Mund të pranoj shumë gjëra, por refuzoj të pranoj se martesa ime përfundoi për shkak të tradhtisë. Liam dhe unë jemi bashkë që prej një dekade. E kam thënë më parë dhe vazhdon të mbetet e vërtetë, e dua Liam-in dhe do ta dua gjithmonë. POR në këtë pikë më duhet të marr vendime të shëndetshme për veten time dhe ta hedh pas krahëve të kaluarën. Jam më e shëndetshme dhe më e lumtur se kurrë. Them me krenari se jam thjesht në një situatë ndryshe nga ç’isha kur isha e re.”

Një shpjegim i detajuar për këdo që s’po e merr vesh

26 gusht – Miley dhe Kaitlynn shkojnë së bashku në Video Music Awards, ku këngëtarja performoi “Slide Away”.

Një shpjegim i detajuar për këdo që s’po e merr vesh

Shtator – përgjatë ditëve të para të këtij muaji, nëpër media është raportuar se Miley dhe Kaitlynn janë në kulmin e romanticitetit. Burime për People kanë bërë me dije se ato janë zhvendosur në të njëjtën shtëpi dhe bashkëjetesa po shkon për mrekulli.

Për Liam-in dhe Brody-n nuk thuhet asgjë.

Shënim: Për artikullin e përditësuar klikoni këtu.