Social Buzz

Shkrimtarja braktis vajzën e adoptuar 11 vjeç duke pretenduar se është mbi të 20-at

Shkruar nga Anabel

18 Shtator 2019

Shkrimtarja braktis vajzën e adoptuar 11 vjeç duke pretenduar se

Kristine Barnett nga Indiana, shtet në Amerikë, autore e librit “The Spark: A Mother’s Story of Nurturing, Genius, and Autism”, birësoi në vitin 2010 një vajzë nga Ukraina, e cila kishte një formë të rrallë të akondroplasisë, që shkakton mosrritjen e kockave (persona të tillë rëndom quhen xhuxhë). Pas birësimit, më pas Kristine e braktisi vajzën dhe tha për televizionin lokal Wish-Tv se “në të vërtetë, ajo ishte e rritur, por hiqej si fëmijë”. Historia është e çuditshme dhe misterioze, ndaj po e shpjegojmë më me detaje.

Në vitin 2010, Kristine dhe bashkëshorti Michael birësojnë vajzën në Ukrainë

Vajza, emri i të cilës nuk dihet, lindi në Ukrainë. Autoritetet theksuan se ajo ka “një çrregullim të rrallë të ritjes së kockave”. Kur u birësua nga familja Barnett në 2010-n, ishte tetë vjeçe dhe jetoi me ta për tri vitet e ardhshme.

Asokohe, familja Barnett mori vëmendje ndërkombëtare për shkak të djalit të tyre Jake, i cili u cilësua gjeni në fushën e fizikës kuantike. Në moshën një vjeçare, Jake u diagnostikua me autizëm në shkallë të rëndë dhe e vetmja gjë që prisnin mjekët ishte që, së paku, të lidhte vetë këpucët. Por sot Jake, në fillim të adoleshencës, paguhet për të qenë studiues i fushës së fizikës kuantike. Në libër, Kristine tregon pikërisht rrugëtimin e saj me Jake.

Nisur nga rasti i bujshëm, familja Barnett doli në disa emisione në televizion, ku vajza nga Ukraina shfaqej përkrah të ëmës. (min 1:37).

Michael dhe Kristine nuk e mohojnë se braktisën vajzën

Pas disa vitesh, Michael dhe Kristine u shpërngulën në Kanada gjatë verës së vitit 2013, kinse Jake do të merrte mësime në një institut për fizikën. Ata nuk e morën me vete vajzën e adoptuar, por e lanë në një apartament me qira.

Këtu, historia nis dhe bëhet dyshuese. Kristine dhe Michael thuhet se ndryshuan moshën e vërtetë të vajzës, nga 11 vjeçe në 22 në një gjykatë në Indiana dhe më pas i morën një apartament me qira. Ata u larguan në Kanada, duke e lënë vajzën vetëm në Lafayette, Indiana.

Por Kristine thotë se e braktisti sepse ajo ishte e rritur

Autorja tha për Wish-Tv se e braktisi vajzën sepse zbuloi se ajo mashtroi për moshën. Në fakt, sipas saj, vajza kishte simptoma të psikopatisë dhe u diagnostikua me sociopati. Kristine theksoi se certifikata e lindjes së vajzës ishte e pasaktë, sepse ajo kishte dhëmbë dhe karakteristika seksuale të një të rrituri.

Por Michael thotë një histori ndryshe

Sipas Washington Post, kur policia mori në pyetje zotin Barnett, ai tha se në të vërtetë e lanë vajzën e mitur në Indiana dhe Kristine mashtroi se ajo ishte 22 vjeçe.

Vajza largohet nga apartamenti në vitin 2014

Sipas dokumenteve gjyqësore, vajza u dëbua nga apartamenti sepse nuk kishte paguar qiranë. Gjatë këtij viti, Michael dhe Kristine paraqitën kërkesën për divorc.

Ç’ndodhi më pas?

Në po të njëjtin vit, një drejtor shkolle, sipas Washington Post, ngriti shqëtësimin për vajzën, pasi mosha e saj mjekësore (12-13 vjeçe) nuk përputhej me moshën legale (te të 20-at). Hetimi nuk është zbardhur ende dhe mbetet mister.

Dokumente të tjera thonë se një çift kërkoi kujdestarinë e vajzës në 2016-n, por Barnett-ët kundërshtuan deri në janar të 2018-s. Më pas, çifti i ri ndërroi mendim për birësimin.

Së fundmi, disa vite pasi braktisën të bijën, u ringritën sërish akuzat kundër Michael dhe Kristine pasi çështja ka mbetur ende e pazgjidhur.

Për artikullin e përditësuar, klikoni këtu.

Burimi: Cosmopolitan