Muzika

Kënga e re e Erës u dedikohet dy fansave dhe ka videoklipin më të lezetshëm të momentit

Shkruar nga Anabel

20 Shtator 2019

Kënga e re e Erës u dedikohet dy fansave dhe ka videoklipin më

Siç mund ta keni lexuar, pritej që Era Istrefi të bashkëpunonte me grupin Yellow Claw, dyshen e DJ-ve të njohur nga Amsterdami dhe Offset, 1/3 e grupit Migos dhe/ose bashkëshorti i Cardi B. Kënga “Let’s Get Married” (Le të martohemi) u publikua pak orë më parë dhe ka videoklipin më të lezetshëm të momentit.

Kënga e re e Erës u dedikohet dy fansave dhe ka videoklipin më

Kënga përqëndrohet te historia e dashurisë së dy fansave të Yellow Claw, Kristoffer dhe Biana. Kristoffer i propozoi të dashurës në një nga koncertet e Yellow Claw, përpara mijërave të pranishmëve. Që prej asaj kohe, DJ-t Jim Aasgier dhe Nizzle u bënë të preferuarit e Biana-s, e cila në fillim ishte xheloze për vëmendjen që Kristoffer u kushtonte.

Kënga e re e Erës u dedikohet dy fansave dhe ka videoklipin më

Videoklipi përmban momente të historisë së dashurisë, që nga propozimi deri te dasma. Me pak fjalë, idhujt e tyre u dedikuan një këngë dhe e marrim me mend lumturinë e çiftit.