Shqipëria

Fakte të reja: Ky mendohet se është personi që rrëmbeu Bleona Matën

Shkruar nga Anabel

26 Shtator 2019

Fakte të reja: Ky mendohet se është personi që rrëmbeu

Në emisionin e djeshëm të “Pa Gjurmë”, u trajtua historia e një vogëlushi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili u rrëmbua më 19 mars të vitit 2010, pak javë para rrëmbimit të Bleona Matës, e cila humbi gjurmët në maj. Nisur nga ngjarja e djalit 7-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, të dhëna të tjera janë zbuluar për rastin e Bleonës.

Sipas investigimeve të “Pa Gjurmë”, mendohet se Bleona dhe 7-vjeçari, me emrin Mitat Ibrahimi, janë rrëmbyer nga i njëjti person. Personi mendohet të jetë një shtetas kroat, me emrin Sadat Toskiç.

Fakte të reja: Ky mendohet se është personi që rrëmbeu

Toskiç rrëmbente kryesisht fëmijë nga Maqedonia e Veriut dhe Krocia. Grupi kriminal ku ai bënte pjesë falsifikoi të dhënat e një gruaje, Sanja Krishto, e cila hiqej si nëna e fëmijëve të rrrëmbyer.

Mediat kroate shkruajnë se duke falsifikuar certifikatat e lindjes, Toskiç solli nga Maqedonia 4 fëmijë shqiptarë. Ata u kapën nga policia më vonë dhe Sadat u dënua nga Gjykata e Zagrebit. Ndërkohë që nuk dihet se ç’ka ndodhur me Bleonën dhe 7-vjeçarin.

Fakte të reja: Ky mendohet se është personi që rrëmbeu

Në një lidhje telefonike me gazetaren Odeta Dume të “Pa Gjurmë”, nëna e Bleona Matës u shpreh:

"Jam shumë e tronditur dhe e habitur për këtë lajm. Të gjithë goranët [fshati Goran i Mesëm në Maqedoni, vendi ku u rrëmbye djali 7-vjeçar] janë me letra kroate. Sot, e gjithë familja e ish-burrit tim është në Kroaci. Kjo mund të ketë lidhje 100% me goranët. Ky person më është bërë si fytyrë e parë.”

Bleona humbi gjurmët në maj të vitit 2010, teksa kulloste bagëtinë së bashku me 5 vajza, të afërme të saj. Në atë kohë, por edhe vite më pas, rasti i vogëlueshes, sot 15-16 vjeç, shokoi mbarë opinionin publik, për aq kohë sa nuk kishte asnjë gjurmë dhe dëshmitë ndryshoheshin vazhdimisht.

Në mars të këtij viti, në “Pa Gjurmë” u transmetua edhe një foto e realizuar nga ekspertët amerikanë sesi mund të duket sot Bleona Mata. Për realizimin e fotos u përdorën tipare të nënës, babait dhe vëllait të vogël.

Burimi: Shqiptarja.com dhe "Pa Gjurmë"