Instagramming

Armend Rexhepagiqi surprizon fansat: “Albumi i ri është gati”

Shkruar nga Anabel

29 Prill 2025

Armend Rexhepagiqi surprizon fansat: “Albumi i ri është

Kantautori i njohur Armend Rexhepagiqi ka dhënë lajmin e mrekullueshëm për admiruesit e muzikës së tij. Përmes një njoftimi në rrjete sociale, ai bëri të ditur se albumi i tij i ri “Dashni e vjetër” është gati dhe shumë shpejt do të publikohet.

Po ashtu, ai njoftoi se tashmë të gjitha albumet e tij janë të disponueshme në platformat e njohura muzikore si Spotify, Apple Music, YouTube, Deezer dhe TikTok.

“Shumë shpejt atyre do t’iu bashkangjitet edhe albumi im i ri “Dashni e vjetër” me këngët më të reja që, shpresoj, do të arrijnë të forcojnë dashurinë e vjetër mes juve dhe meje”, shkroi Rexhepagiqi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armend Rexhepagiqi (@armendrexhepagiqi)

Armend Rexhepagiqi është një kantautorët shqiptarë më të dashur për publikun, i cili ka kërkuar prej kohësh një album të ri muzikor nga ai.

Artikuj të sugjeruar: