Me çiftin Mozzik-Loredana diçka po ndodh, por të konfirmuar se çfarë mund të na e thonë vetëm ata. Prej kohësh flitet për një krizë mes dyshes, që fillimisht u duk se u konfirmua nga mungesa e reperit në ditëlindjen e bashkëshortes, por gjërat më pas ndryshuan.
Loredana dhe Mozzik nisën sërish të shfaqeshin në Instagram-et e njëri tjetrit, edhe pse për të njoftuar për projektet e radhës. Tani, jeni prapë në pikën zero.
Loredana dhe Mozzik nuk e ndjekin më njëri tjetrin në Instagram, por prisni, ka akoma. Nëse s'e keni vënë re, asnjëri prej tyre nuk ka më foto në çift dhe kjo e bën edhe më dyshuese situatën.
Mendimi i parë?! Një ndarje e mundshme, por jo gjithnjë gjërat janë siç duken.
Në Instastory-it e hedhura pak orë më parë, reperja shfaqej duke kënduar, e qetë dhe e lumtur. Në fund të fundit, është thjesht një "unfollow".
Instagram-i s'duhet marrë dhe aq seriozisht!