Instagramming

Tërthorazi, Loredana uron Mozzikun për ditëlindje

Shkruar nga Anabel

29 Shtator 2019

Tërthorazi, Loredana uron Mozzikun për ditëlindje

Mozzik, gjeniu pas “Cari Mahallës,” fansi më i madh i Gucci-t dhe babi i Hanës, feston sot ditëlindjen e tij të 24. Mozziku është vetëm 24 vjeç?! Po, por ju lutemi, mos u fiksoni duke krahasuar arritjet tuaja me të Zikit në këtë moshë (edhe pse ne do ta bëjmë gjithë ditën).

Për të kremtuar rastin, ai vetë postoi një foto... interesante me këto fjalë në përshkrim: “Faleminderit Zot! Për 24 vite jetë! Faleminderit për shëndetin e gjithë gjërat e mira që kam në jetë!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

Ndërsa Loredana, që aludohet të jetë ndarë nga Mozzik sepse ky i fundit ka fshirë gjithë fotot çift nga Instagrami dhe s'e nuk e ndjekin më njëri-tjetrin, gjeti një mënyrë të tërthortë për të uruar reperin; përmes Instagramit të Hanës që e menaxhon Lori.

“Gëzuar ditëlindjen, babi! Të dua shumë, Hana,” shkruan ajo, si të jetë Hana.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hana (@hanaaliu) on

Loredana s’reagoi në Instagramin e saj, që i shton dyshimet se çifti është ndarë vërtet. Sidoqoftë, mbetet Instagram dhe siç kemi thënë, s’duhet marrë shumë seriozisht.

Bonus për ata që i dhemb zemra, urimi i mamit të Mozzikut:

Tërthorazi, Loredana uron Mozzikun për ditëlindje