Kinema & TV

Pse njerëzit s'pushojnë së foluri për ‘Joker,’ pa e parë ende

Shkruar nga Anabel

3 Tetor 2019

Pse njerëzit s'pushojnë së foluri për

Që kur Joker pati premierën në Venice Film Festival, njerëzit s’kanë pushuar së foluri për të. Filmi flet për evolucionin e Arthur Fleck (Joaquin Phoenix) nga një burrë me probleme mendore në një burrë që fillon të vrasë njerëz. Kritikët janë të shqetësuar se fabula do të nxisë shikuesit të ndjekin hapat e protagonistit, por pse?

Së pari, fabula

Filmi shërben si historia e origjinës së Joker, që siç mund ta njihni, terrorizon Gotham dhe i hap telashe Batman. Arthur është një komedian i panjohur që vuan nga një sëmundje e paqartë mendore dhe kalon një pjesë të filmit në një institucion psikiatrik.

Pasi lirohet, Arthur bëhet i dhunshëm dhe kupton se i pëlqen fuqia që i fal dhuna. Filmi e shfaq si një njeri të pafavorizuar nga jeta e që gjen lumturinë te dëmet që u shkakton të tjerëve.

Ku qëndron problemi

Kritikët mendojnë se historia e Arthur, që mendon se bota i detyrohet diçka dhe që si pasojë bëhet i dhunshëm, i ngjason shumë ngjarjeve reale thuajse të përditshme në Amerikë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Joker Movie (@jokermovie) on

Stephanie Zacharek, kritike për Time, shkruan, “Në Amerikë, thuajse çdo javë ndodh një vrasje masive a një akt dhune i mbetur në tentativë si ata që kryen Arthur. Sidoqoftë, presin që ne të ndjejmë simpati për Arthur, qingjin e gjorë, që s’di ç’është dashuria."

Kritikë të tjerë shkruajnë se mesazhi i filmit s’është aq bardhë e zi. Nga të dyja anët, ekziston shqetësimi se ai u ngjan shumë atyre që kryejnë vrasje dhe akte të dhunshme, dhe sidomos atyre që fajësojnë gratë për gjithë gjërat që s’u ecin në jetë. Fundja, përgjatë filmit, fajin për gjithçka ia bartin nënës së Arthur. Në njëfarë mënyre, filmi mund t’i bëjë këta njerëz t’i manifestojnë impulset e tyre të dhunshme.

Si nisi gjithçka

Ata që panë filmin, postuan mendimet e tyre në rrjetet sociale dhe gjithçka mori dhenë.

Familjet e viktimave të masakrës së Aurora nga viti 2012, ku një burrë i armatosur qëlloi mbi turmën që kishte ardhur të shihte The Dark Knight Rises, i shkruajtën një letër Warner Bros.: “Po kërkojmë që të përdorni platformën tuaj masive dhe të na ndihmoni në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe me më pak armë.”

Warner Bros. u përgjgj kështu: “Mos u ngatërroni: As personazhi fiktiv Joker, as filmi nuk shërben si mbështetje për dhunën në botën reale.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Joker Movie (@jokermovie) on

Çfarë thonë kinematografët

Joaquin dhe regjisori i filmit, Todd Phillips, kanë këshilluar publikun të shohë filmin dhe të krijojë një mendim të vetin, pa u ndikuar nga mentaliteti i masës.

Në një event promovues, Phillips tha: “Filmi flet për mungesën e dashurisë, traumave të fëmijërisë, mungesën e dhembshurisë në botë. Mendoj se njerëzit do e kuptojnë mesazhin. Për mua, arti është i komplikuar ndonjëherë, dhe mirë bën.”

Joaquin ka dhënë deklarata të ngjashme. Për Associated Press, ai tha: “Nëse nuk di dallimin mes të mirës dhe të keqes, mund të interpretosh ç’të duash si të duash. Thjesht shpresoj që njerëzit ta shohin dhe ta kuptojnë që është film.”

Tani çfarë?

Pyetje me vend. Filmi shfaqet në kinema duke nisur nga sot dhe kinema specifike në Amerikë kanë ndërmarrë masa shtesë për sigurinë e audiencave. Në Shqipëri mund ta shihni pa u shqetësuar.

Burimi: Cosmopolitan