Granit Xhaka është bërë baba për herë të parë! Bashkëshortja e tij, Leonita ka sjellë në jetë një vajzë, emri i së cilën ende nuk është bërë publik. Lajmin e ka ndarë me fansat vetë futbollisti përmes një postimi në Instagram, të bërë disa minuta më parë.
View this post on Instagram
"Mirë se erdhe princesha jonë e vogël. Mami dhe babi të duan shumë!"- shkruan Xhaka në foton ku shfaqen duart e bashkuara të familjes së re.
Dyshja zgjodhi ta mbante të fshehtë gjininë e bebit, madje pak muaj më parë, ky postim i Granitit na bëri të gjithëve të mendojnë se një djalë është rrugës.
Duket se kjo është periudha më e bukur për futbollistin, nisur edhe nga zhvillimet e reja në karrierën e tij. Disa ditë më parë, Xhaka u emërua si kapiten i klubit të futbollit të Arsenalit dhe s'do të vononte shumë statusi tjetër i ri dhe më i rëndësishme në jetën e tij, ai i babait.
Graniti dhe Leonita u fejuan në prill të 2015-s. Në korrik të 2017-s, ata kurorëzuan fejesën 2-vjeçare në martesë.