Celebrity

Rihanna flet për herë të parë rreth shtatzënisë!

Shkruar nga Anabel

9 Tetor 2019

Rihanna flet për herë të parë rreth shtatzënisë!

Rihanna s'para i përgjigjet pyetjeve rreth mëmësisë, por gjërat ndryshojnë kur intervistën e bën Anna Wintour, kryeredaktorja e Vogue! E zgjedhur si fytyra e muajit nëntor në kopertinën e Vogue, Riri flet për herë të parë për planet e një bebushi, pas gjithë thashethemeve që ka dëgjuar deri më tani.

"Rihanna a po shpreson për një bebe së shpejti?"- e pyet Wintour.

Këngëtarja fillimisht shtangu dhe sikletin mund ta lexoni në fytyrën e saj, por gjithsesi nuk ngurroi të përgjigjej.

"Unë nuk mendoj për gjëra të tilla. Por nuk i di planet e Zotit për këtë! I imagjinoj që tani gjithë thashethemet e shtatzënisë pas kësaj interviste."- u përgjigj ajo duke qeshur.

Ndonëse për momentin ajo dhe i dashuri miliarder Hassan Jammel nuk janë në pritje të ëmbël, e sigurt që ky moment do të vijë sepse siç e ka pohuar për Vogue, Riri s'ka asnjë dyshim që do një fëmijë!

Rihanna flet për herë të parë rreth shtatzënisë!

Deri sa kjo të ndodhë, merremi me fustanin e saj të nusërisë. Nëse ka një gjë për të cilën është e sigurt është ai.

"Me siguri do të ishte një bashkëpunim mes meje dhe John Galliano-s!"- u shpreh këngëtarja duke provuar edhe një herë tjetër që stilisti është i preferuari i saj! 

Rihanna flet për herë të parë rreth shtatzënisë!

Kujtoni këtu veshjet e yllit të pop-it në Met Gala 2018!