Celebrity

Më në fund, Rihanna pranon se është e lidhur dhe e dashuruar

Shkruar nga Anabel

10 Tetor 2019

Më në fund, Rihanna pranon se është e lidhur dhe e dashuruar

Më në fund Rihanna bëri atë që fansat dhe publiku i kërkon prej dy vitesh. Dhe jo, nuk bëhet fjalë për një album.

Në kopertinën e nëntorit për Vogue, edhe pse s'preferon të flasë për jetën private, Rihanna pranoi se është e lidhur.

“Po, jam me dikë,” tha ajo. “Prej goxha kohësh jam në një marrëdhënie ekskluzive dhe po shkon shumë mirë. Jam e lumtur.”

Rihanna nuk përmendi emra, por ata që na ndjekin e dinë që e ka fjalënpër Hassan Jameel, një biznesmen saudit 31-vjeçar. Është parë në lojëra basketbolli me Jameel, në Itali me pushime me famijen e tij, madje edhe në një restorant në Santa Monica me të dhe nënën e saj.

Gjithashtu, manjatja konfirmoi se dëshiron të bëhet nënë. “Pa dyshim,” tha ajo. Në 2018-n, Rihanna tha po për Vogue se “Nuk do t’ia shqis sytë fëmijës sim. E di kaq gjë. Duhet të më detyrojnë të punësoj një dado.”

Ndërsa muajin e shkuar, në tapetin e kuq të Diamond Ball, ajo foli, në mënyrë figurative, për lindjen. “Unë jam një grua me ngjyrë. Vij nga një grua me ngjyrë që erdhi në jetë nga një grua me ngjyrë që erdhi në jetë nga një grua me ngjyrë dhe vetë do të sjell në këtë botë një grua me ngjyrë,” tha ajo. “Kjo jam unë. Është në thelb të asaj që jam në shpirt dhe në ADN. Do t’i mbroj gjithmonë parimet që ndjek, ata që dua dhe njoh, ata që respektoj.”

Shumëkush e konsideroi deklaratën e mësipërme si konfirmim i shtatzënisë, edhe pse për momentin, s’është e vërtetë. Rihanna është e zënë duke sjellë në jetë gjëra të tjera: një autobiografi dhe një album që pritet prej katër vitesh.