Celebrity

Meghan Markle: ‘Më paralajmëruan se tabloidet do të më shkatërronin jetën'

Shkruar nga Anabel

21 Tetor 2019

Meghan Markle: ‘Më paralajmëruan se tabloidet do të më

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, zbuloi se para martesës me Princ Harry-n, miqtë e paralajmëruan se tabloidet britanike do t’i shkatërronin jetën.

Në një intervistë për dokumentarin e ITV, “Harry & Meghan: An African Journey, ajo tha se vitin e shkuar s’e kishte patur aspak të lehtë dhe se s’e dinte ç’e priste.

“Kur u njoha me bashkëshortin tim, miqtë e mi ishin shumë të lumtur, sepse isha unë e lumtur. Por miqtë britanikë më thanë: “Jemi të bindur që është njeri shumë i mirë. Por mos u marto me të sepse tabloidet britanike do të të shkatërrojnë jetën,” i tha ajo intervistuesit, Tom Bradby, gjatë intervistës që u transmetua të dielën.

Ajo tha se u ishte përgjigjur miqve me naivitet: “Për çfarë e keni fjalën. S’ka kuptim. Unë s’jam lajm tabloidesh.” Ajo shtoi: “Nuk e kuptoja. Ka qenë goxha e komplikuar.”

Intervista u realizua gjatë udhëtimit të çiftit në Afrikën jugore, kur u njoftua se do të padisnin Mail on Sunday mbi publikimin e paligjshëm të letrës private që Meghan i dërgoi të atit, Thomas.

Në të njëjtën kohë, Harry sulmoi tabloidet britanike, i akuzoi se kishin nisur një fushatë të pamëshirshme mbi Meghan. Edhe Harry po ashtu paditi pronarët e The Sun dhe The Daily Mirror se i kanë hakuar telefonin.

Ai i tha Bradby-t se nuk do të presionohej nga media “për të luajtur të njëjtën lojë që vrau time më.”

Meghan u mbush me lotë teksa fliste për trysninë që ndjeu, sidomos pas lindjes së djalit, Archie: “E përjetova shumë pas kuintave,” tha ajo. “E dija që s’do të ishte e lehtë, por prisja të ishte e drejtë. Dhe këtë pjesë, s’po e përtyp dot.”

E pyetur në do t’i rezistojë trysnisë, ajo tha: “Prej shumë kohësh, i them H – ashtu e quaj – nuk mjafton t’i mbijetosh diçkaje. S’është aty qëllimi i jetës. Duhet të lulëzosh. Duhet të jesh e lumtur.”

Ajo tha se u përpoq vërtet shumë të bënte të vetin mentalitetin e vëngër britanik, por doli në përfundimin se thjesht po dëmtonte veten së brendshmi.

Për sa i përket argumentit të kundërt se kjo fuqi e jashtëzakonshme, privilegji, fama dhe pasuria vinin me jetë publike, ajo tha: “Bie dakord për sa kohë gjërat janë të drejta.” Por. Tha ajo, “kur njerëzit thonë gjëra të pavërteta dhe informohen mbi pavërtetësinë e tyre dhe sërish, kanë të drejtë t’i thonë, nuk mendoj se kjo do t’i dukej e drejtë ndokujt në botë.”

“Dhe kjo s’është jetë publike... është një përbindësh tjteër. Mendoj se bari është më i gjelbër në oborrin e komshiut – s’ia keni idenë – është goxha e vështirë ta vini veten në vendin tim. E di se si supozohet të jetë në sytë e të tjerëve. Është tjetër gjë. S’ka problem. Për fat të mirë, kam djalin dhe bashkëshortin tim.”

Meghan Markle: ‘Më paralajmëruan se tabloidet do të më

Bradby, i cili është mik i Harry-t prej 20 vitesh,  tha se ishte shumë i qartë presioni që po përjetonte dukesha 35-vjeçare. Harry pranoi se shumicën e rasteve, barrën e përballonte ai. në lidhje me vdekjen e nënës së tij, Diana, Princesha e Wales, ai tha: “Kam një familje për të mbrojtur, kështu që gjithçka që përjetoi ajo është mëse e qartë, çdo ditë që kalon. Nuk po tregohem paranojak. Thjesht s’dua të përsëris të shkuarën.

“Dhe nëse dikush tjetër do të dinte çfarë di unë, qoftë baba, qoftë bashkëshort, qoftë kushdo, do të bënin të njëjtën gjë si unë.”

Ai shtoi: “Sidoqoftë, për mua dhe për gruan time, ka plot gjëra të dhimbshme, sidomos kur shumica e atyre që thuhen janë të pavërteta. Duhet të fokusohemi në të qenit vetvetja, te njerëzit që jemi. Duhet të ngrihemi për atë që besojmë.”

Harry gjithashtu foli për ftohjen mes tij dhe vëllait, Dukës së Cambridge, që filloi të përflitej kur ai dhe Meghan u larguan për të ndërtuar shtëpinë e tyre larg Kensington Palace.

Kur u pyet në këto lajme janë të vërteta, Harry tha: “Pjesë e këtij roli dhe pjesë e kësaj pune dhe presionit që ushtrohet mbi këtë familje janë gjërat e pashmangshme që ndodhin. Ne jemi vëllezër. Do të jemi gjithmonë vëllezër. Pa dyshim, po ndjekim rrugë të ndryshme për momentin... nuk takohemi më aq shpesh sepse jemi të zënë.

“Por e dua me gjithë zemër dhe shumica e këtyre raportimeve krijohen nga hiçi. Si vëllezër, kemi ditë të mira, kemi ditë të këqija.”

Burimi: The Guardian