Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani presin të bëhen prindër së shpejti, por ende pa lindur bebushi kanë nisur surprizat dhe dedikimet!
Themi kështu, sepse Alfio sapo bëri tatuazhin e parë si baba! Pak orë më parë, ai postoi në llogarinë e Instagram-it këtë foto, ku duket se në pjesën e sipërmes të shpinës ka bërë një dedikim të vockël për bebushin që pritet të vijë.
View this post on Instagram
Një zemër brenda një tollumbaci që varet nga lidhësja me shkrimin "Dad" (baba). Kështu duket se e pret ai familjen e re që po krijon.
" Janë disa momente të bukura në jetë kur zemra të del nga vendi. Këto çaste unë dua t'i mbaj në lëkurë. Mezi po pres."- shkruan Alfio dhe më i emocionuar s'e kaq s'mund të ishte!
Gjinia e bebushit nuk dihet akoma. Çifi janë bashkë prej më shumë se 3 vitesh dhe bazuar në intervistat që kanë dhënë, do të martohen në 2020.