Kinema & TV

Ky lajm do të trishtojë gjithë fansat e ‘Game of Thrones’

Shkruar nga Anabel

29 Tetor 2019

Ky lajm do të trishtojë gjithë fansat e ‘Game of

Për “Game of Thrones”, Home Box Office kish parashikuar edhe një serial tjetër që do t’i vendoste ngjarjet mijëra vjet përpara. Mirëpo burime për Variety thonë se HBO ka anulluar serialin që prej kohësh pritej me padurim nga fansat e “Game of Thrones”.

Pritej që në prodhimin e ri, i cili do të shërbente si parathënie duke treguar gjithë historinë përpara se të krijoheshin shtatë mbretëritë e famshme, do të luanin: Naomi Watts, Josh Whitehouse, Naomi Ackie, Denise Gough, Jamie Campbell Bower, Sheila Atim, Ivanno Jeremiah, Georgie Henley, Alex Sharp, Toby Regbo, Miranda Richardson, Marquis Rodriquez, John Simm, Richard McCabe, John Heffernan dhe Dixie Egerickx.

Skenaristja Jane Goldman e krijoi serialin së bashku me shkrimtarin George R.R. Martin. Vepra e Martin, “A Song of Ice and Fire”, shërbeu si bazë për “Game of Thrones”.

HBO refuzoi kërkesën e Variety për të komentuar shkaqet që çuan në anulimin e serialit.

Sezoni i shtatë dhe i tetë i “Game of Thrones” solli përçarje mes fansave dhe shumë prej tyre e kritikuan drejtimin që mori subjekti. Sidoqoftë, GOT fitoi 12 çmime Emmy për sezonin e fundit, duke përfshirë “Serialin më të mirë dramatik”. 

HBO refuzoi kërkesën e Variety për të komentuar shkaqet që çuan në anulimin e serialit.

Gjithsesi, kushdo që ka mall për “Game of Thrones”, të shohë “Watchmen”. Kaq kishim.