Showbiz dhe TV

Na lejoni t’ju prezantojmë si duhet me të fejuarën e Mc Kreshës

Shkruar nga Anabel

5 Nëntor 2019

Na lejoni t’ju prezantojmë si duhet me të fejuarën e Mc

Të dashurën e Mc Kreshës e keni parë në një fragment videoje dhe në një foto të bërë keqazi rrugëve. Dimë që është bionde dhe kaq. Ç’thatësirë informacioni.

Falë Prive, tani i dimë emrin dhe faktin që s’është e dashura, por e fejuara.

Njihuni me Erzinën, vajzën që i ka vjedhur zemrën reperit tuaj të preferuar. Erzina jetonte në Kanada dhe një vit më parë u kthye të jetonte në Kosovë. Rreth kësaj periudhe u njoh edhe me Kreshën dhe aty nisi historia e tyre e dashurisë që shumë shpejt do të kurorëzohet.

Na lejoni t’ju prezantojmë si duhet me të fejuarën e Mc

Një burim tha për Prive se “Kresha është bashkë me Erzinën tash e një kohë dhe do të kurorëzojnë dashurinë në muajin dhjetor. Madje, çifti ka caktuar edhe datën për eventin.”

Eventi do të jetë privat dhe të ftuar do të jenë njerëz pranë çiftit.

Fejesa e Kreshës me një vajzë shqiptare që jeton në Kanada u përfol edhe në gusht të këtij viti. Për Anabel, ai tha se po të ishte fejuar, do ta postonte vetë.

Presim ta postosh këtë herë.