Celebrity

Justin Timberlake kapet mat pa unazë në gisht, dorë për dore me kolegen

Shkruar nga Anabel

25 Nëntor 2019

Justin Timberlake kapet mat pa unazë në gisht, dorë për dore

Këtë fundjavë, The Sun publikoi foto dhe video ku Justin Timberlake vihet re pranë Alisha Wainwright. Të dy janë aktorë protagonistë në filmin, “Palmer,” i cili është ende me xhirime.

Në foto vihet re që Alisha i vendos dorën mbi gju. Në një moment tjetër, dyshja thjesht rri dorë për dore. Unaza e martesës së Justin Timberlake gjithashtu mungon.

Justin Timberlake kapet mat pa unazë në gisht, dorë për dore

Justin Timberlake kapet mat pa unazë në gisht, dorë për dore

Justin Timberlake kapet mat pa unazë në gisht, dorë për dore

Justin është i martuar me Jessica Biel që prej 2012-s. Ata janë prindër të një djali 4-vjeçar, të quajtur Silas.

Justin Timberlake kapet mat pa unazë në gisht, dorë për dore
Justin Timberlake dhe Jessica Biel

Pasi filluan të qarkullonin thashetheme online, një përfaqësues i Alisha dha një deklaratë për shtyp: “Këto spekulime janë të pavërteta. Momentalisht, ata po punojnë bashkë për një projekt. Stafi dhe kasti ishin të gjithë bashkë.”

Justin nuk ka reaguar në lidhje me thashethemet, po ashtu as Jessica.