Shqipëria

Bebe Rexha dhe Rita Ora e mbajtën fjalën!

Shkruar nga Anabel

1 Dhjetor 2019

Bebe Rexha dhe Rita Ora e mbajtën fjalën!

Ashtu siç premtuan, Bebe Rexha dhe Rita Ora janë sy e vesh nga Shqipëria. Bebe, në story-it e postuara disa orë më parë në llogarinë e saj të Instagram-it, u tregon ndjekësve të saj se sapo mbaroi shfaqjen e radhës dhe do të niset menjëherë drejt Shqipërisë.

"Kam vetëm një ditë në dispozicion për në Shqipëri. Duhet të kthehem për koncertin në Chicago. Më uroni fat me këtë mot!"- dëgjohet të thotë Rexha, e cila është nisur drejt vendit tonë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Ndonëse koha nuk i premton shumë, Bebe e mbajti premtimin e saj për t'ju gjendur pranë familjeve të prekur nga tërmti i 26 nëntorit. 

Që prej momentit të parë që mësoi lajmin e hidhur, këngëtarja nisi lobimin e saj për të mbledhur fonde në ndihmë të Shqipërisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Nga ana tjetër, edhe Rita Ora nisi ta vërë në zbatim premtimin e bërë pak ditë më parë. Ndërtimi për shtëpinë e familjes Sala ka nisur. Përmes një postimi në Instagram, kryebashkiaku Veliaj tregoi se ndërtimi i shtëpisë në fshatit Pinar ka nisur, falë kontributit të Rita Orës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Nga ana tjetër Rita falenderon të gjithë ata që kontribuan duke theksuar ende  se mbështetja e gjithsecilit është gjithçka për këto  familje.

Mund të lexoni:Të jesh OTR është prapë cool