Instagramming

Bebe Rexha pranë familjeve të prekura: 'Do jem gjithnjë gati për Shqipërinë!'

Shkruar nga Anabel

2 Dhjetor 2019

Bebe Rexha pranë familjeve të prekura: 'Do jem gjithnjë gati

Ashtu siç premtoi Bebe Rexha aktualisht ndodhet në Shqipëri (2 dhjetor 2019). Këngëtarja me famë ndërkombëtare ndodhet në fshatin Bubq, ku po sheh nga afër familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Gjatë transmetimit live të Report Tv, Rexha dëgjohet të thotë se për Shqipërinë do të jetë gjithnjë gati. Këngëtarja u kujdes të shpërndante vetë ndihma për familjarët duke theksuar se është me rëndësi të ndihmohet vendi ynë.

"Kjo ishte e gjitha nismë e imja. S'ka asnjë lidhje me qeverinë. Bashkë me fansat e mi mblodhëm kontribute dhe ditën që kisha pushim nga një koncert erdha këtu. Donacioni im do të shkoj me tej. Bashkë me arkitektët do të ndihmojmë banesat të rindërtohen. Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptarët."- u shpreh ajo.

Bebe Rexha pranë familjeve të prekura: 'Do jem gjithnjë gati

Aktualisht, këngëtarja po viziton njerëzit shtëpitë e të cilëve u janë shembur nga tërmeti, duke i ardhur në ndihmë në veçanti fëmijëve.

Bebe Rexha pranë familjeve të prekura: 'Do jem gjithnjë gati

Në një prej Story-ve të saj, Bebe postoi një valixhe të mbushur plot me çokollate dhe karamele për fëmijët, të cilët më shumë se kurrë kanë nevojë të buzëqeshin. Ndonëse moti nuk ka qenë me të dhe udhëtimi ishte i vështirë, (për shkak të turbulencave të tmerrshme siç i quan ajo), asgjë nuk e ndaloi të ishte pranë shqiptarëve pas kësaj tragjedie.

Mund të lexoni: Bebe Rexha dhe Rita Ora e mbajtën fjalën!