Marsela Çibukaj dhe i dashuri i saj, Vitmar Basha, konkurrojnë të dy në këtë edicion të “Këngës Magjike.” Rastësisht (ose jo), të dy i prezantuan këngët në natën e parë gjysmëfinale. Vitmari performoi i pari me “Largoji retë,” ndërsa Marsela pas tij, me “Thërrime dashurie.”
Teknikisht, janë të dy në garë, por vetëm për sa kohë janë në skenë. Në prapaskenë, janë një çift i dashuruar, që mbështet njëri-tjetrin. Ai i do më të mirën, asaj. Ajo i do më të mirën atij.
Profili i festivalit në Instagram publikoi një foto kaq të ëmbël të dyshes. Marsela, me fustan dhe buzë çiklaminë, është ulur në prehërin e Vitmarit. Natyrisht, shkëmbehet një puthje. Ç'tjetër gjë mund të bëhet.
View this post on Instagram
Marsela dhe Vitmari postojnë shpesh foto bashkë, po zor të kenë më të bukur se kjo.
Gjithashtu me shumë rëndësi, Marsela si u dobësove???