Celebrity

Moderatorja e njohur vetëvritet në moshën 40-vjeçare

Shkruar nga Anabel

15 Shkurt 2020

Moderatorja e njohur vetëvritet në moshën 40-vjeçare

Caroline Flack u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare. Familja e moderatores britanike konfirmon se ajo vdiq më 15 shkurt dhe se u vetëvra. Ajo u gjend e pajetë në apartamentin e saj në Londër.

“Konfirmojmë se Caroline jonë u nda nga jeta sot më 15 shkurt,” tha një zëdhënës për familjen. “I kërkojmë shtypit të respektojë privatësinë e familjes në këtë periudhë të vështirë.”

Moderatorja e njohur vetëvritet në moshën 40-vjeçare

Caroline Flack njihej për moderimin e emisionit reality “Love Island.” Ajo u largua nga emisioni para sezonit të ri si pasojë e akuzave të ngritura nga i dashuri i saj.

Ajo e nisi karrierën në Bo Selecta dhe prezantoi një sërë emisionesh, përfshirë “I’m a celebrity,” “X Factor” dhe “Love Island.”

Në mars, ajo duhej të paraqitej në gjykatë për të dëshmuar në e kishte dhunuar fizikisht të dashurin e saj, Lewis Burton. Ajo u vetëdeklarua e pafajshme në dhjetor. Dyshja nuk lejohej të takohej për sa kohë çështja ishte e hapur.

Moderatorja e njohur vetëvritet në moshën 40-vjeçare
Caroline Flack dhe Lewis Burton

Dje, Burton postoi një foto të Caroline në Instagram me përshkrimin “Gëzuar Shën Valentinin.”

Caroline hoqi dorë nga “Love Island” para sezonit të dimrit dhe u zëvendësua nga Laura Whitmore.

Dje, ajo postoi për herë të fundit në Instagram. Përbri një fotoje me qenin, shtoi një ikonë zemre. Caroline ishte këshilluar të mos qëndronte aktive në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Caroline (@carolineflack) on

Burimi: The Independent