Si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, do të mbyllen disa ambiente të cilat grumbullojnë një numër të caktuar njerëzish. Përmes një vendimi (via Dosja.al), do të mbyllen ambientet publike dhe jo publike si në vijim.
1. Do të mbyllen lokale, pube, biladro, palestra, qendra të tjera argëtimi dhe çdo ambient ku mblidhen shumë persona.
2. Nuk do të lejohet organizimi i aktiviteteve sportive, kulturore, konferenca/seminare, teatro, kinema etj.
3. Nuk do të lejohet grumbullimi dhe frekuentimi/shikimi i ndeshjeve të futbollit nëpër stadiume, sipas vendimit të FSHF-së.
4. Do të ndalohen grumbullime të tilla si tubime/manifestime, parakalime, koncerte, dëgjesa publike.
- Prezantohet platforma e re: Ku duhet të regjistroheni për mësimin nga shtëpia
- 5 pyetjet më popullore rreth koronavirusit, marrin përgjigje
- Merret vendimi: Që nesër, një nga prindërit qëndron në shtëpi me fëmijët!
- Shpjegimi i detajuar për mësimin e maturantëve në shtëpi
- Ja si do të vijojë mësimi në kushtet e shtëpisë
- Shkon në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi
- Ministria e Infrastrukturës sqaron ç’do të ndodhë me udhëtimet drejt Italisë dhe anasjelltas