Thashethemet e fundit thonë që Megan Fox dhe bashkëshorti i saj, aktori Brian Austin Green, i kanë dhënë fund martesës. Megan fotografohet prej kohësh pa unazën e martesës ndërkohë që Daily Mail publikoi disa foto ku spekulohet se është në një lidhje me reperin Machine Gun Kelly dhe mund të jetë karantinuar me të.
Lidhja e re mund të jetë vërtet thashethem, mirëpo një postim i Austin Green ngre dyshime përsa i përket divorcit.
“Fluturat mërziten kur qëndrojnë në një lule për shumë gjatë. Ndihen të lodhura. Bota është e madhe dhe ato duan ta shijojnë,” shkruan ai, gjë që mund të lidhet edhe me tatuazhin e famshëm të Megan Fox. Në tatuazhin e saj shkruhet “We will all laugh at gilded butterflies” (ne do të qeshim të gjithë me fluturat e praruara) shkëputur nga “Mbreti Lir” i Shekspirit.
Megan u martua me Green në vitin 2010 kur ishte 24 vjeç. Në prill të 2019-s, ajo iu drejtua gjykatës për të anuluar kërkesën për divorc. Pezullimi i procedurave të divorcit nuk ndodhte për herë të parë. Në gusht të 2015-s, pas 11 vitesh dhe 2 fëmijëve, dyshja vendosi ti japë fund lidhjes, por ardhja në jetë e fëmijës së tretë ndryshoi gjithçka.
Në shtator të 2018-s, ish-ylli i Beverly Hills foli hapur për sfidat e martesës me Fox.
“Martesa është e vështirë. Është punë, mendoj se për të gjithë është punë. Disa njerëz e shohin divorcin ose gjërat që s’shkojnë si zhgënjim, por s’është. Ne kemi 3 fëmijë të mrekullueshëm. Kemi pasur dhe kemi gjithashtu një lidhje të mirë.”