TV Mania

Pas zërave për largimin e 'Portokalli' nga Top Channel, flet Altin Basha

Shkruar nga Anabel

21 Maj 2020

Pas zërave për largimin e 'Portokalli' nga Top Channel, flet

Ditën e sotme nisi të qarkullonte lajmi se  "Portokalli” do të largohet nga Top Channel pas 17 vitesh. Burime për portalin Juda.al thanë se spektaklit të humorit i janë ofruar marrëveshje në televizione të tjera dhe se regjisori Altin Basha është parë në studiot e ABC News, megjithëse më pranë për një marrëveshje është RTV Ora.

Një pretendim të tillë e ka hedhur poshtë Altin Basha, i cili ka mohuar largimin gjatë një interviste për Panorama. Sipas tij, një thashethem i tillë ka nisur pasi regjisori është parë në ambientet e televizionit Abc News.

"Unë jam marrë me Teatrin këto ditë dhe kam dal në disa media. Për çështjen e Teatrit më thërrasin për intervista dhe për prononcime. Më kanë parë që kam parkuar makinën në Abc News, jam futur dhe kam takuar drejtorin e informacionit."

Përsa i përket largimit dhe emrit të ri të aluduar si "Mandarina", regjisori e mohoi në mënyrë kategorike duke thënë se "Portokollia" vazhdon në Top Channel dhe se aktorët janë të gjithë në punë duke u përgatitur për shfaqje.

"Problemi i disa njerëzve është që punojnë diku tjetër dhe mendjen e kanë te Portokallia. E vërteta është se kam shkuar në Abc News për të bërë një intervistë për Teatrin. Mesa duket këtë, dikush e ka parë dhe e ka keqkuptuar si negociatë me për shkak të thashethemeve që janë përhapur.Oferta ka gjithmonë.

Unë çdo vit kam oferta nga televizionet. Dhe për shkak se jam regjisori i trupës më kërkohet kjo gjë. Aktorëve u kërkohet. Thjesht për shkakun që jemi fiksuar me Top-Channel, s’kemi patur interes për ofertat e tjera. Vetëm tani kanë qenë 4 televizione të interesuara për emisionin tonë. Kjo nuk do të thotë asgjë, është një proces normal."