Showbiz dhe TV

‘Gjithçka ka një fillim dhe një fund’: Dojna Mema largohet nga Pop Culture

Shkruar nga Anabel

9 Shtator 2020

‘Gjithçka ka një fillim dhe një fund’: Dojna Mema

Ditën e djeshme, 9 shtator, Dojna Mema ka publikuar një seri pyetjesh të bëra nga ndjekësit e saj me opsionin Q&A (Pyetje dhe Përgjigje) të Instagramit.

Njëra prej tyre ishte: “A do jesh më pjesë e Pop Culture?”, së cilës moderatorja i përgjigjet:

“Jo, nuk do të jem më autore dhe moderatore e “Pop Culture”, meqënëse është një pyetje në dy. Ka qenë një program që e kam dashur shumë dhe uroj të kem përcjellë të njëjtën gjë edhe tek ju.

Gjithçka ka një fillim dhe një fund. E rëndësishme është që t’i bëjmë gjërat me vërtetësi dhe dashurit. Ju përqafoj.”

Pas kësaj përgjigjeje, pyetjet e tjera vijuese ishin:

“Në çfarë pozicioni do të shohim tani?” dhe “Na trego nëse do të jesh pjesë e ekranit”, së cilave Dojna u përgjigjet respektivisht:

“Vetëm lart” *në formë shakaje* dhe “Gjithmonë ju kam treguar gjithçka, pa filtra apo fjali të stisura. Ndaj është e sigurt që me ju do ta ndaj të parët.”

Burime të sigurta për Anabel.al bëjnë me dije se Dojna nuk është më pjesë e Top Channel. Anabel u përpoq të kontaktonte me Dojnën, por nuk pati një përgjigje.