TV Mania

Shqipja përjashtohet nga 'Përputhen' pas deklaratave ofenduese

Shkruar nga Anabel

23 Tetor 2020

Shqipja përjashtohet nga 'Përputhen' pas deklaratave

"Përputhen" ka vendosur të përjashtojë Shqipen nga programi, të paktën për një periudhë kohe të papërcaktuar. Ky vendim, erdhi si pasojë e deklaratave të papërshtatme që Shqipja dha gjatë debatit me Tean dhe Gracianon, duke përdorur shprehje bullizuese, ofenduese dhe duke shprehur qartazi qëndrimin e saj homofobik.

Deklarata të tilla si: "Më mirë pranoj të më tradhtojë me një vajzë sesa me një djalë" apo "Të më tradhtojë për një mashkull, luaj mendsh",  janë konsideruar si të papërshtatshme nga programi i "Përputhen" dhe jo vetëm.

"Konkurrentja Shqipe Hysenaj ka shfaqur në mënyrë të përsëritur sjellje të papërshtatme dhe të dënueshme në raport me moralin shoqëror, çka nuk e klasifikon atë si një model që të rinjtë duhet ta ndjekin. Ne (produksioni) kemi vendosur të përjashtojmë për një afat të papërcaktuar Shqipen nga programi. Mbrojtja e parimeve mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e lirë është më e rëndësishme se audienca e çdo programi, prandaj i kërkuam Shqipes të kërkojë ndjesë publike duke e përjashtuar nga Përputhen."-u shpreh moderatorja Zemani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch) on

Gjatë debatit të episodit të kaluar, Shqipja përdori shprehje ofenduese ndaj Gracianos duke e quajtur "të pështirë", e quajti biseksualitetin si diçka komplet jo normale, madje shtoi se kurrë nuk do ta lejonte fëmijën e saj të ishte i tillë, duke harruar që homoseksualiteti nuk është diçka që "mësohet" apo "edukohet".

Një pjesë e mirë e konkurrentëve të tjerë, e kanë konsideruar përjashtimin e saj nga programi si vendimin më të mirë që "Përputhen" mund të merrte.