Nuk është sekret që 2020-a ka qenë e ashpër për gjithë marrëdhëniet personale. Pandemia ka kufizuar aftësinë tonë për t’u shoqëruar dhe së fundmi, në SHBA klima aktuale politike duket se është një nga çështjet kryesore që po ndikon në mënyrën se si njerëzit po dalin, ose nëse do të dalin apo jo.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë bërë të pamundura të injorohen.
Aplikacionet e njohura si Hinge, Bumble dhe OkCupid u japin përdoruesve mundësinë të zbulojnë pikëpamjet e tyre politike në profilet e tyre dhe të tregojnë nëse janë regjistruar për të votuar apo jo.
Sipas studimit të ri nga OkCupid, votuesit e regjistruar kanë 65% më shumë gjasa të sigurojnë një takim dhe 85% më shumë mundësi për të marrë një mesazh.
Shumë njerëz, pyetur nga In Style, shprehen se sapo shohin që dikush nuk është regjistruar për të votuar, nuk kanë më interes për ta parë më atë profil online.
Të tjerë shprehen se shohin bindjet e tyre politike dhe nëse nuk përkon me të tyren, thjesht nuk e shohin më si opsion.
Sigurisht, ka edhe disa që thonë se nuk e kanë aspak problem, përsa kohë kjo nuk do të pengonte marrëdhënien e tyre.
Duke qenë se dhe vendi ynë është pranë zgjedhjeve, po ju, çfarë qëndrimi mbani?
Artikuj të rekomanduar: