Aktori dhe ambientalisti Leonardo Di Caprio, shkruan herë pas here në Instagram për mbrojtjen e pasurive natyrore të shumë vendeve që janë në rrezik apo duhet të ruhen me kujdes.
Ai ka folur dhe për lajmin e mirë të refuzimit të projektit të digës së Kalivaçit dhe kthimin e zonës së Vjosës në park kombëtar.
“Teksa ne presim që kryeministri dhe qeveria e tij në Bosnje - Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjorë për të mbrojtur lumenjtë e “Zemrës Blu” të vendit nga shkatërrimi i mëtejshëm prej hidrocentraleve të vogla, ka të reja premtuese që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve."
Ai vazhdon:
"Në 25 shtator, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se projekti i digës së Kalivaçit ishte refuzuar dhe se zona do të bëhej një park kombëtar. Parku kombëtar i Lumit të Egër Vjosa, do të ishte vendi më i madh në Europë për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra mijëra specie si ngjala europiane e rrezikuar globalisht dhe insektin Vjosa, i zbuluar së fundmi.
Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Europës, ndërkohë që parku mund të bëhej model për strategjinë e biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër. Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me veprimet konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnje - Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit të "Zemrës Blu" të Ballkanit."
View this post on Instagram
Në vitin 1998, Leonardo krijoi Fondacionin Leonardo DiCaprio për të mbështetur organizatat dhe iniciativat e dedikuara për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për planetin tonë.
Që nga ajo kohë, Leonardo ka krijuar marrëdhënie të gjata me disa nga udhëheqësit dhe mendimtarët e mëdhenj në planet, duke qëndruar vazhdimisht i angazhuar dhe aktiv për çështjet më urgjente me të cilat përballemi globalisht: ndryshimi i klimës, qasja në ujë të pastër, mbrojtja e biodiversitetit, ruajtja e oqeaneve dhe lehtësimi i katastrofës.
Aktori qëndron në bordin e disa organizatave kushtuar këtyre çështjeve duke përfshirë Këshillin e Mbrojtjes së Burimeve Natyrore (NRDC), Global Green USA dhe Fondin Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve (IFAW).
Gjatë 12 viteve të fundit, Leonardo ka punuar në mënyrë strategjike për të zhvendosur ndërgjegjësimin e publikut për çështjet kryesore.
Përmes fondacionit të tij, Leonardo ka prodhuar një numër projektesh mediatike që komunikojnë urgjencën e çështjeve për publikun, duke përfshirë dy filma të shkurtër në internet “Water Planet” dhe “Globar Warning”, të cilat janë parë nga njerëz në të gjithë botën.
Ai i kushtoi gjysmën e faqes së tij të internetit (www.leonardodicaprio.org) lajmeve dhe përmbajtjes mjedisore dhe tani po ndërton kanalet e tij të mediave sociale në një përpjekje për të arritur publikun më drejtpërdrejt.
Në vitin 2007 (pas 4 vitesh zhvillimi), ai publikoi dokumentarin e tij të parë me metrazh të gjatë, “The 11th Hour” (Ora e 11-të), një film mjaft goditës dhe frymëzues që shfaq mbi 50 ekspertë kryesorë të botës teksa flasin për çështje mjedisore dhe zgjidhjet emocionuese që mund të shpëtojnë planetin dhe njerëzimin.
Di Caprio është fitues i çmimeve dhe tre herë i nominuar për Academy Award, duke luajtur në filma të tillë si Inception, Blood Diamond dhe Filmi më i mirë fitues i Oscar, "The Departed".
Përveç punës së tij në aktrim, Di Caprio ka krijuar kompaninë e tij të prodhimit, Appian Way. Nën flamurin e Appian Way, ai shkroi, prodhoi dhe rrëfeu dhe dokumentarin e vlerësuar me temë mjedisore të lartpërmendur, "Ora e 11-të".
Burimi: World Wildlife