Pasi humbi rreth 1 milion ndjekës për shkak të një videoje të publikuar në YouTube, në një Instagram Live, ditën e enjte, ylli i TikTok, Charli D’Amelio shfaqet e përlotur, duke thënë se “pas këtyre reagimeve të tepërta, nuk është e sigurt nëse dëshiron ta vazhdojë ende këtë që bën”.
“Ju mund të më urreni për diçka që kam bërë, por fakti që kjo ndodhi për shkak të një keqkuptimi mendoj se s’është në rregull. Nëse ky është komuniteti në të cilin bëj pjesë, nuk jam e sigurt nëse dua ta vazhdoj.”
Tjetër arsye pse Charli po humbet ndjekës është fakti se gjatë bisedës me James Charles, ajo u shpreh se do të donte të arrinte 100 milionë ndjekës sepse i pëlqen si numër, gjë që i bëri shumë ndjekës të mendonin se ajo i do fansat thjesht si numër.
Lidhur me këtë, D’Amelio u shpreh se e tha në kuptimin që “po kalonte nga një fazë në një tjetër” dhe “nuk donte të thoshte se i sheh ndjekësit vetëm si numra”.
Ditën e sotme, ajo shkroi në Twitter:
“Nesër do të vazhdoj të postoj me një buzëqeshje në fytyrë! Në fund të ditës, unë e di se jam një njeri i mirë me zemër të mirë dhe këto s’do i ndryshoj kurrë të vetja. Ju dua!”
tomorrow i will be back posting normal content with a smile on my face! at the end of the day i know i am a good person with a good heart and i will never change that about myself. i love you all!! ?
— charli d’amelio (@charlidamelio) November 20, 2020