Showbiz dhe TV

Publikohet dokumentari i Loredanës: Mozzik flet për ndarjen dhe tregon çfarë e tërhoqi te Loredana

Shkruar nga Anabel

25 Nëntor 2020

Publikohet dokumentari i Loredanës: Mozzik flet për ndarjen dhe tregon

Pak ditë më parë, Loredana njoftoi për publikimin e dokumentarit të saj me një video në Instagram, në të cilën Mozzik shfaqej i përlotur.

Dokumentari është një bashkëpunim me Modus Mio, playlist-a më e rëndësishme gjermane për hip-hop. 

Për lajmin e publikimit të dokumentarit, Loredana ka postuar ditën e sotme, një përmbledhje të asaj që do shfaqë dokumentari, ku ndër të tjera Mozzik flet për lidhjen e tyre:

“Lori është një tip pak më ndryshe prej femrave të tjera. Është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer më shumë.”

Më pas, ai vazhdon:

“Mendoj që gjithçka që na ka mbajtur bashkë është se kemi përjetuar shumë gjëra të dy bashkë. Sa i përket ndarjes që ka ndodhur, më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkruajtur. Kanë folur për gjithçka.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Loredana (@loredana)

Mozzik shfaqet mjaftueshëm në dokumentarin e këngëtares, sa lajmi për një ribashkim s’do bënte çudi.

Ndërkohë, edhe gjatë kësaj kohe, Loredana dhe Mozzik, prindërit e Hanës, janë përfolur vazhdimisht për një përmirësim të raportit të tyre. Foto dhe postime të shumta kanë shtuar dyshimet për një ribashkim.