Style Tips

Çfarë vënë re njerëzit te rrobat që ne veshim

Shkruar nga Anabel

15 Shkurt 2021

Çfarë vënë re njerëzit te rrobat që ne veshim

“Dëshironi të gjeni atë punën e ëndërruar pas diplomimit? Të thyeni akullin në tubimet shoqërore? Të jini më të paharrueshëm dhe më të njohur? Ju sigurisht që mundeni - përmes një larmie mjetesh. Si silleni, mënyra si ndërveproni dhe sigurisht, përmes asaj që vishni,” shkruan Wendy L. Patrick, në një artikull për Psychology Today. Wendy është avokate, analiste e sjelljes, autore e “Red Flag” dhe bashkëautore e “Reading People” (Të lexosh njerëzit). Ja çfarë vënë re njerëzit te ju sipas saj:

E dukshmja është e paharrueshme

“Në gjykatë, e cila ka qenë "zyra" ime për 25 vjet, nga juristët vazhdimisht më kujtohet ajo çfarë ata vërejnë dhe mbajnë mend për personazhet shumëngjyrëshe që parakalojnë nëpër një sallë gjatë gjykimit, përfshirë avokatët dhe dëshmitarët. Po, fatmirësisht ata gjithashtu kujtojnë se çfarë thanë njerëzit - por ata patjetër kujtojnë se çfarë kishin veshur,” thotë ajo.

“Kini parasysh që të vishni diçka të veçantë në stil, ngjyra dhe duhet të kini pak kujdes, në varësi të llojit të takimit dhe përshtypjes që dëshironi të lini. Ju dëshironi që një intervistë për punë, të përqendrohet më shumë te aftësitë sesa te veshjet. Një takim i parë, nga ana tjetër, mund të kërkojë më shumë përqendrim te pamja tërheqëse.”

Vishuni për sukses: Sa më thjeshtë, aq më mirë

Sipas Wendy L. Patrick, “kur jeni në një intervistë për punë, duhet të shfaqni aftësitë tuaja, jo dollapin, talentin tuaj, jo rrobaqepësin. Nëse nuk po aplikoni për një vend pune në industrinë e modës, mos qëndroni më shumë seç duhet në garderobë. Kërkimet zbulojnë se çfarë ka më shumë rëndësi intervista pune përfshin mënyrën se si kandidatët ndihen për veten”.

Ajo thekson se kur vjen puna te ngjyrat, e zeza është më e preferuara.

Rrjeti social dhe stili i dukshëm

Në skenën shoqërore, sipas Patrick, stili vjedh vëmendje. Po kështu edhe ngjyrat. E shoqëruar me një personalitet tërheqës, moda mund të jetë një mënyrë e paharrueshme për t’u dalluar nga turma. Por ekziston edhe elementi i elegancës. Disa njerëz dallohet ndonjëherë për faktin që nuk janë në modë, por vihen re për stilin elegant dhe individual.

Ndër të tjera, ajo e lidh garderobën edhe me mirëqenien. “Shfaqja e një garderobe të veçantë mund të ndikojë te mirëqenia, veçanërisht nëse buron nga një ndjenjë personale e veçantisë. Në një studim me titull ‘Të ndihesh i veçantë, të ndihesh i lumtur’ gjeti një ndjenjë personale që lidhej pozitivisht me jetesën autentike, e cila lidhet me lumturinë”.