Harry & Meghan Speciale

Mbretëresha reagon për herë të parë pas deklaratave të Meghan Markle

Shkruar nga Anabel

9 Mars 2021

Mbretëresha reagon për herë të parë pas deklaratave

Kanë kaluar vetëm dy ditë nga intervista që Meghan Markle dhe princ Harry dhanë për Oprah-n dhe deri më tani janë zbuluar kaq shumë gjëra! Njerëzit nuk rreshtin së komentuari rrëfimet e Meghan dhe faktin që e bëri institucionin mbretëror të mos duket dhe aq madhështor sa perceptohet.

Pas gjithë çfarë u tha, për herë të parë vjen reagimi i pallatit të Buckingham-it. Si përgjigje, pallati mbretëror shpreh keqardhje dhe trishtim për faktin që Meghan-it i është dashur të përballet me racizmin gjatë kohës që ishte pjesë e institucionit.

"E gjithë familja është e trishtuar teksa mëson sesa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Meghan dhe Harry-in. Çështjet e trajtuara, veçanërisht ajo e racizmit janë shqetësuese. Janë marrë shumë seriozisht dhe familja do të merret me to në mënyrë private. Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithnjë pjesëtarë shumë të dashur për familjen. "- shkruhet në reagimin zyrtar.

Përgjigja e mbretëreshës Elizabeth erdhi pasi pjesëtarë të brendshëm të pallatit mbretëror raportuan për Daily Mail se ajo po kalonte një "krizë komunikimi" me princin William dhe Charles në lidhje me mënyrën se si do të përgjigjej.

Gjatë intervistës me Oprah Winfrey, Meghan foli për periudhën e vështirë brenda institucionit dhe mendimet e shpeshta për të lënduar veten nga presioni i asaj kohe.

Mbretëresha reagon për herë të parë pas deklaratave

Burimi: Cosmopolitan