Duka dhe dukesha e Sussex-it treguan në intervistën për Oprah Winfrey se ata u kurorëzuan tri ditë para ceremonisë së famshme të majit të vitit 2018.
“Askush nuk e di, por ne thirrëm kryepeshkopin e Canterbury-t dhe thamë që, ‘Shiko, kjo gjëja, ky spektakli, është vetëm për botën, por ne e duam bashkimin tonë mes nesh.” – u shpreh Meghan e cila shtoi se ceremonia u organizua në oborrin e shtëpisë me kryepeshkopin e pranishëm.
Harry pohoi të njëjtën gjë, pra që kryepeshkopi Justin Welby kurorëzoi çiftin. Por famulltari i kishës së Newcastle, Rev Mark Edwards, kontaktoi zyrën e kryepeshkopit pas pretendimeve për t’u qartësuar në lidhje me politikat e kishës, sipas gazetës lokale The Chronicle.
Edwards u shpreh se atij iu tha nga një personel në Lambeth Palace, rezidenca zyrtare e kryepeshkopit, se "Justin nuk bën dasma private", raporton The Sun. Edwards pretendon se personi me të cilin ai foli i tha se "Justin bëri një bisedë private me çiftin në kopsht për martesën, por unë mund t'ju siguroj, asnjë martesë nuk u bë deri në ngjarjen kombëtare televizive."
Kisha e Anglisë kërkon që të jenë të pranishëm dy dëshmitarë në mënyrë që dasma të jenë e vlefshme - dhe ceremonitë duhet të zhvillohen në "një vend adhurimi të certifikuar" që i lejon publikut "qasje të pakufizuar" në mënyrë që të paraqiten kundërshtime.
"Kjo gjë vendosi priftërinjtë në një pozitë të vështirë për atë që përbën një martesë në Kishën e Anglisë," tha Edwards për Chronicle, duke thënë se ai kishte pasur shumë kërkesa për ceremoni private gjatë kufizimeve të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.
“A duhet të ketë dëshmitarë dhe licencim dhe ligjshmëri apo tani është vetëm një marrëveshje me anëtarët e klerit? Tani mund të bëjmë dasma private pa dëshmitarë në kopshtet tona të shtëpinë? Mendoj se kemi nevojë për një deklaratë sqaruese - duhet të dimë se cilat janë politikat dhe procedurat tona. Nuk mund të duket se është një rregull për një dhe një rregull tjetër për një tjetër.” – u shpreh ai.
Një përfaqësues për Lambeth Palace tha për Chronicle se nuk mund të komentojnë.
- Princi William thotë se familja mbretërore nuk është raciste, por s’është kaq e thjeshtë
- Publikohet email-i që Meghan i kishte dërguar pallatit mbretëror pas zënkës me Kate
- Akuzat për racizëm: Princi William thyen heshtjen
- Mbretëresha reagon për herë të parë pas deklaratave të Meghan Markle
- Meghan zbuloi datën e vërtetë të dasmës, jo atë që pa bota: Kjo ndryshon gjithçka në astrologji!
Burimet: New York Post, The Sun