Celebrity

Hilary Duff ka 'frikë' të ketë një tjetër vajzë, por pse?

Shkruar nga Anabel

22 Mars 2021

Hilary Duff ka 'frikë' të ketë një tjetër

Hilary Duff është thuajse gati për të sjellë bebushin e tretë! Aktorja, nënë e një djali 9-vjeç dhe një vajze, 2, kanë zgjedhur ta mbajnë sekret gjininë e bebushit tjetër. Duff dhe bashkëshorti i saj Matthew Koma ndonëse nuk duan ta dinë çfarë do të jetë fëmija i radhës, kanë frikërat e tyre që tani. Hilary përshembull është e frikësuar të ketë një tjetër vajzë. 

Hilary Duff ka 'frikë' të ketë një tjetër

"E di që flokët e mi blu i bënë njerëzit të mendonin se ne e dinim gjininë, por jo. Në fakt jam pak e frikësuar të kem një tjetër vajzë sepse Banks ishte fëmijë i vështirë, edhe pse tani është një mrekulli. Gjithsesi s'e di, në mendjen time shpesh e imagjinoj si princeshën e vetme që do të ketë 2 vëllezër të ashpër."- shprehet aktorja gjatë një podcasti.

Hilary shton se të gjithë njerëzit rreth saj mendojnë se bebushi i radhës është djalë, por ku i dihet?! Sidoqoftë, çështja e gjinisë ka ngjallur tek ylli i filmave frikëra që s'i kishte menduar ndonjëherë. dhe pse mendon se bebushi do të jetë djalë, ndihet fajtore që nuk e di me siguri çfarë ka brenda trupit të saj dhe pse diçka i thotë se me siguri është një vogëlush.

Hilary Duff ka 'frikë' të ketë një tjetër

Burimi: Cosmopolitan