KORONAVIRUS

Përhapja e shpejtë e variantit indian të Covid është 'shqetësuese', thonë shkencëtarët

Shkruar nga Anabel

30 Prill 2021

Përhapja e shpejtë e variantit indian të Covid është

Variantet e koronavirusit të zbuluara për herë të parë në Indi rrezikojnë të bëhen të dytat më dominuese në Mbretërinë e Bashkuar brenda disa javësh, kanë paralajmëruar ekspertët pasi rastet totale u rritën në 400. Nisur nga të dhënat, nuk përjashtohet mundësia që variantet dominuese në Mbretërinë e Bashkuar të përhapen edhe në pjesën tjetër të Europës, sidomos në këtë situatë ku shumë shtete kanë lehtësuar masat kufizuese dhe kanë rinisur fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar.

Shëndeti Publik në Angli (PHE) tha të enjten se nuk kishte "asnjë provë të transmetimit të përhapur në komunitet ose që këto variante shkaktojnë sëmundje më të rëndë ose i bëjnë vaksinat e vendosura aktualisht më pak efektive".

Por shkencëtarë të tjerë thonë se është shqetësuese që rastet e zbuluara të Mbretërisë së Bashkuar duket se po rriten me shpejtësi pavarësisht se Anglia është ende nën kufizime të distancës sociale.

India po përballet me një krizë të kujdesit shëndetësor për shkak të një rritje të rasteve të cilat mund të jenë pjesërisht për shkak të varianteve. B.1.617, i zbuluar fillimisht në Indi, është varianti nën hetim në Mbretërinë e Bashkuar që ka ngritur shqetësime sepse përmban dy mutacione "arratisjeje" që mund ta ndihmojnë atë të shmangë përgjigjet imune të trupit.

Prof. Christina Pagel, drejtoresha e njësisë kërkimore operacionale klinike në University College London dhe një anëtare e grupit të ekspertëve Independent Sage, tha se situata është shqetësuese. Paul Hunter, një profesor në mjekësi në University of East Anglia, paralajmëroi se nevojiten më shumë informacione, duke përfshirë të dhëna se sa e rëndë është sëmundja në krahasim me variantet e mëparshme. 

Shkencëtarët në Indi tërhoqën vëmendjen për ekzistencën e një varianti të ri, teksa ai fitoi terren në Maharashtra midis dhjetorit të vitit 2020 dhe marsit të këtij viti. Më 24 mars, Ministria e Shëndetësisë në Indi raportoi se 15%-20% e koronavirusit të studiuar në rajon mbarte dy mutacione të pazakonta: E484Q dhe L425R. Ka të ngjarë që përhapja të jetë rritur në më shumë se 60% në rajon që nga ajo kohë. Varianti u njoh si si B.1.617.

Ky variant i ri mendohet që të jetë shkaktari i një vale të re të vdekjeve nga infeksionet në Indi. Varianti ekzistonte në nivele të ulëta për muaj me radhë në Indi dhe është rritur në vende të tjera, pa u shfaqur si një variant shqetësues, duke sugjeruar që mund të mos jetë aq i transmetueshëm.

Përhapja e shpejtë e variantit indian të Covid është

Burimet: Guardian, Sky News, Indian Express