Brad Pitt tani do të ketë më shumë kohë për fëmijët e tij si pasojë e vendimit të gjykatës në lidhje me kujdestarinë e përbashkët, pas betejës së tij të me ish-gruan, Angelina Jolie.
Pitt iu dha kujdestari e përbashkët mbi pesë nga gjashtë fëmijët që ka me Jolie: Pax (17), Zahara (16), Shiloh (14) dhe binjakët Knox dhe Vivienne (12). Fëmija i madh i birësuar, Maddox (19), nuk është më pjesë e çështjes së kujdestarisë pasi është në moshë madhore.
Vendimi i gjyqtarit John Ouderkirk ishte një "vendim paraprak" dhe Jolie nuk kundërshtoi kujdestarinë e përbashkët, por kishte "çështje të tjera shqetësuese", sipas BBC.
Aktorja kërkoi divorcin nga Pitt në vitin 2016, duke përmendur "diferenca të papajtueshme" dhe që nga ajo kohë ata janë përballur me një betejë të ashpër ligjore për kujdestarinë e fëmijëve.
Pitt u akuzua për sjellje abuzive pasi humbi durimin para disa prej fëmijëve, megjithatë, aktori u lirua nga akuzat më vonë.
Çifti, i njohur më parë si "Brangelina", u takuan për herë të parë në setin e “Mr and Mrs Smith” në 2005, u martuan në vitin 2014 dhe u divorcuan zyrtarisht në 2019-n.