Sport

Lojërat Olimpike: Luiza Gega, e para shqiptare që kualifikohet në finalet e atletikës

Shkruar nga Anabel

1 Gusht 2021

Lojërat Olimpike: Luiza Gega, e para shqiptare që kualifikohet në

Atletja Luiza Gega ka vendosur një tjetër rekord në karrierën e saj, duke u bërë e para shqiptare që kualifikohet në finalet e atletikës në historinë e Lojërave Olimpike.

“Gega përfundoi garën e 3000 metrave me pengesa në kohën 9.23.85 duke u kualifikuar automatikisht në finalen e madhe të datës 4 gusht.” – shkruan Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albanian Olympic Committee (@olympicalbania)

Gega i ka përmbushur pritshmëritë e renditjes duke u klasifikuar në Top5, ashtu siç u shpreh dhe trajneri i saj, Taulant Stermani, në një intervistë me ABC News të majit të këtij viti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albanian Olympic Committee (@olympicalbania)

Luiza, vajza e rekordeve që nisi të merrej me sport që në moshën 14-vjeçare, ishte mbajtësja e flamurit për Tokio 2020 së bashku me Briken Caljan. Ajo mbajti flamurin edhe në Rio 2016.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albanian Olympic Committee (@olympicalbania)

Në vitin 2016, atletja u shpall nënkampione e Europës në garën e 3000 metrave në Kampionatin Europian të Atletikës të zhvilluar në Amsterdam, duke vendosur një rekord kombëtar në këtë disiplinë.

“Rruga ka qenë e vështirë në jetën time. Kam pasur jetë të vështirë, ka pasur ditë kur kam dashur ta lë sportin për të mbajtur veten, sepse duhet të punosh. Sot falenderoj pa masë trajnerin tim që nuk më la ta lë sportin në ditë të vështira,” është shprehur ajo në vitin 2016.