
Letra 1
Jam ndryshe dhe e vuaj Nuk desha te jem i tille,nuk desha te bej nje jete te ketille,nuk desha ta zhgenjeja familjen,miqt,te afermit,nuk deshta te jem ndryshe... Po jam gay e pranoj me gjith shpirt,sepse un kam ndjenja.ka akoma me shum u lidha me nje qun ketu ne kryeqytet per nje vit te tere,takoheshim cdo dite,rrinim bashke biles kemi pire kafe me shum nga ju qe po e lexoni kete histori...i dhame gjithcka njeri tjetrit me falni nese jam kaq i hapur mos me kritikoni e di qe do e beni,nuk eshte e lehte per mua te bej nje jete te dyfishte,nuk eshte e lehte per mua te genjej ne cdo sekond,per cdo gje,nuk e zgjodha un ju betohem.un linda keshtu ,un doja qe te jem si ju por zoti deshti qe un te jem ndryshe nga ju...nuk eshte e lehte kur kalon nje cift ne rruge te gjith shoket thone sa e mire ajo goca,e un them sa i mire ai quni Ne nuk jemi sec e mendoni ju,ne jemi gjithmone me ju,ne kafe,ne shkolle,ne rruge,ne autobus.madje dhe ne familje ua siguroj kete te dashur miq...
Letra 2
PERSHENDETJE anabel kjo teme eshte ajo qe e kam prit per te shprehur dicka qe me shoqeron cdo dit qe kur kam lind ne moshen 5 vjece kam qen ne fshat tek daja nje dit para ditlindjes time shkoj ne fshat tek nena sic e dini qe fshati ka shum pun ate dit bije nje shi po dukme qen ne shpi me dajen me mer me vete per mbledhur barin se e zinte shiu me le afer nje arre por nga frika e ndjek mbrapa por kur daja ecn ca metra larg meje vetetima godet arren dhe trungu arres me kap pjesen e kembve me kap flaka por per fate mir shiu nk e lejoj qe te me digjte un nk mbaj mend gje fare vec se bubullimat jan kthyer ne fobi per mua aty thot daja qe me mer ne krah me con ne shpi dy or un nk ragoj nisemi per ne qytet aty me japin ndimen e shpejt dhe me nisin per ne tiran kembet e mija ishin te djegura aty me hipte temperatura nga nxehtesija e djegures gabimi aty bejn nje hoperim vec qe te me mbanin gjall se kembet e pan qe nk benin me pun sepse kishte mar goditje shtylla korrizore operimi kishte zgjat dy or gjeja qe mbaj mend ka qen kur kam hap syt kam par babin qe qante dhe nje doktoresht qe mi kishte hip me duar para kembve mi shtynte po un nrm nk ndjenja gje sepse isha gjys posht e shtjell me allci e mbaj 2 muaj erdhi dhe dita qe mezi priste babi te shikonte rezultatin ishte 2 mars me mer babi ne krah me ul tek krevati fillon doktori te heq allcin pasi mbaron babi me del para me mer mendjen kurse doktori mer nje gjylper e me cpon nk ndjej asgje babi nk e beson mer vet gjylperen un filloj qaj nga frika dhe tek pjesa e gjurit aty ndjej pak mbase ishte dhe nga frika qe pash gjak dhe u hodha aty u ndez shpresa qe un do isha tama por gjerat fillojn veshersohen pasi ( gjyshi im ) im smuret behet keq babi dush me patjeter te ikte aty behet gabimi ose ishte shkruajt qe aty te quhet si gabim ne nisemi nga tirana por trajtimin ma bente babi me mamin ne shpi duke me strvit kembet sikur po e merja veten levizja gishtat edhe rrija ulur me jastike e kshu vazhdon ca kohe deri sa fillova fillova ecja kema duar si mace vizitat ilace te gjitha po shkonin mir dy vite rresht kembet filluan te levizja vet po kisha dhimbje shum nga shtylla kurrizore por kjo sbente prb nga qe ditet kalonin me shpresen se un do ja dilja te vaproja si motrat e mija mezi prisja shtatorin te hyja ne klasen e par po kji ngeli enderr spse un nk ja dola kurr te uleaha ne ate bang ku shoqet e lagjes ziheshin qe ta kam mar karriken te ulesh afer me mua problemet nisen perseri kur trupi im nk po merte zhvillim un sa po vija po dopsohesha dhmbje pa fund nga kurrizi ikim ne tr prap per vizit me babin me te qar sepse isha mrz dhe cdo gje po kisha frik nga doktoret ishin ber armiqet e mij bej vizit babi babin e thrrain brenda mua me ul ne stol duke ngren nje cokollat aty perballem me indiferenten e njerzve kur cokollata me bije ne tok kalon nje tet aty qe me shikonte qe un zgjasja doren ta merja po nk ja arrija dot ajo vec me shikonte se si nje femij 7 vjec mundohesh del babi nga doktori syt e babit ishin skuq dhe gjeja e par qe mbaj mend eshte qe direkt me hidhet ne krah me mer dhe lotet e babit nk pushonin doktori qe i vendos doren tek shpatulla i thot mos e mer kaq keq po behu i fort ke dhe 3 femi tjer kete po lere ktu mos ta mbyllesh jeten duke u kujdesur sepse ti e di qe nk eshte se e ka jeten e gjat un nk kuptoja shum ca po flisnin kur duart e doktorit mw marin ne krah aty filloj qaj nga frika por fal zotit babi nk me la me mori me vete me covi tek motrat e mija dhe mami lotet e babit nk kan ndaluar asnjer gjith jeten e kam ber te vuajn dhe sdo mundem kurr tja shprblej ky do jet dhe pishmeni im kur te iki nga kjo bot qe pse dush ta beja te vuajn vitet muajt kalonin erdhi shtatori asnje ndryshim koka ime kishte 100 pse nk po iki ma pse nk vaproj si motrat pse nk zgjatem pse nk shendoshem dhe pergjigja ishte qe je e vogel do rritesh e do jesh si motrat po nk u bera kurr e till ne moshen 10 vjece babi me prezanton nje makin kshu e quaja un karrocen me rrota nje makin qe vec kush ulet aty e di sa hije te rend ka kjo lloj makine qe ushqehwt me deshir me dhimshuri endrra aty pritet cdo shpres per mua 10vjece jam ulur e kam mar vesh qe kjo do ishin kembet e mija qe me kan shoqeruar 19 vjet prandaj dy fjal desha tju thoja qe kur te shikoni.nje njeri ne karroc mos i peshperisni ato fjal i sa gjyna ose ajo ai i smuri drqin kemi emer dhe ne nk jemi per gjynah se zoti na ka dhuruar familje te mrekullushme vec se ky ishte fati qe zoti ka shkruajt ky eshte misjoni im ne jet te jetoj per baban se per vetw jam lodh nga cdo gje skam nje arsyje te zgjohem te buzeqesh flm poce publikuat anonim tlt se jam lodh me njerzit qe din te verteten e gjithmon largohen .. zoti ju bekoft e qofshi tlumtur klb
Letra 3
Nuk kam shkruajtur asnjeher ne kete faqe, shpresoj te shkruaj sa me korrekte, kam vite qe jetoj jasht shtetit. Jetoj me familjen, nje familje normale shqiptare, me prinderit qe punojn, gjithashtu dhe motra. Gjithcka normale derisa arrin momenti dhe kupton qe te pelqejn personat e te njejtit seks si i imi...jam femer dhe me pelqejn femrat. Kam pasur te dashur por asnjeher nuk jam dashuruar sic me ka ndodh me 2 vajzat qe kam pas. Familja e zbuloi para 4-5 vitesh, dhe e moren shum keq lajmin, donin qe ta leja te dashuren, por vazhova fshehurazi per 8 muaj, deri sa un ndava. Po ashtu me pas...per 1 vit.me.nje vajz tjeter...qe kur me zbukuan, nuk kam folur me per ket muhabet me prinderit, kam vendosur te mos hap goj derisa te gjej 1 person qe ja vlen te zihem e t kerkoj te me kuptojn. Frekuentoj lokale dhe diskoteka LGBT fshehurazi. Edhe ne shqiperi kerkoj mos te vij shpesh se atje ndjehem e mbyllur, nuk djehem vetvetja. Shpresoj qe 1 dit familja ime të me kuptoj sepse me dhemb kur i bej gjerat fshehurazi, po un jam kshu. Kam lindur ne kte menyr dhe kjo jam un. Anonime please!!!
Letra 4
Mirmbrema! Une jam ndryshe, nuk kam qene kurre ndryshe nga ndryshe. Qe kur isha foshnje nga nje zjarr i rene ne shtepine time ku per fat shpetova e gjalle, ngela me shenjat e djegieve ne fytyre. Nuk e kam njohur kurre veten pa keto shenja, i kam pas gjithe jeten si shenja ime dalluese dhe si mallkimi im. Kam degjuar qe ne femijeri lloj lloj epitetesh, pershperitjesh, pargjykimesh. Disa njerez nuk me rrinin afer sikur te ishte diçka ngjitese, te tjere hiqnin shikimin sikur nuk e perballonin dot pamjen edhe pse realisht jane vetem disa shenja te zbehta dhe uniforme qe me mbulojne faqet, jo ndonje monstruozitet. Qe e vogel e degjoja nga te rriturit dhe u mesova me idene se nuk do martohesha kurre se askush nuk mund te me donte. Te gjitha keto me ben te rritesha si nje femer teper e ndrojtur, e brishte, e pasigurte gje qe vihej re edhe ne qendrimin tim, edhe ne zerin tim. Por ja qe ka edhe engjej mes nesh, engjej qe na shpetojne dhe rikthejne jeten. Une engjellin tim e njoha pak me vonese por eshte sikur te kemi qene bashke pergjithmone. Deri 37 vjeçe vazhdova te isha njeriu i mbyllur qe vetem punoja dhe as e mendoja se mund te kishs nje jete private, nuk kisha shoqeri tjeter perveç familjareve dhe kusherinjve qe me teper me mbanin afer se kishs nje pune me te ardhura te larta. Une e kuptoja kete gje por e pranoja, isha aq e deshperuar per dashurine e kusherinjve sa isha gati ta blija me para. E pra, vetem kur shkova 37 vjec njoha dike 2 vjet me te vogel se une, burrin me te mire qe njoh qe sot eshte bashkeshorti im. Me kujtohet qe ne fillim e pyeta "Pse me do mua? Une jam e shemtuar, e djegur." Ai mu pergjigj "Edhe une i kam veshet e medhenj dhe s'di te vishem mire, ça pastaj?" Dhe qeshi. Aty e kuptova qe ai ishte njeriu qe nuk do me braktiste asnjehere. Ai eshte njeriu qe mi ka puthur faqet per here te pare ne jeten time qe as mami im nuk mi ka puthur, e mua me binin lotet. Kaq, kjo eshte historia ime Anabel, eshte historia se si ai me beri te filloja te jetoja.
Letra 5
Mirembrema anabel. Une jam ndjer ndryshe dhe jetoj ndryshe. Gjithmone qe kur kam qene e vogel kam qene e shendosht mirepo kur u rrita kjo u be me e dukshme, njerezit ne rruge me shikonin si te isha ndryshe , me shanin , ose pershperisin me njeri tjetrin 'ua shike sa e shendoshte ajo ''. Ua shiko sa qenka ajo, qaja shume netet e mia i kaloja duke qare. Kur isha ne universitet shoqet ose shoket me rrinin prane vetem per te mar provimet ne kurrizin tim deri sa mernin provimet dhe largoheshin direkt prej meje dhe nuk me donin afer mbase u vinte turp prej meje. Nje dite vere u merzita shume sepse edhe vet babai im me gjykonte dhe ngaqe nuk me shihte dot keshtu te shendosht me terhoqi zvarr neper shkall deri sa me rrezoj ne pllaka dhe mbeta 1 muaj pa levizur. Nejse kalova ne depresion , shkollen e larte e lash ngaqe me vinte turp nga vetja nuk doja te me shikonte njeri , edhe pse profesoret shpesh me mernin ne telefon dhe i thonin mamit po ben nje krim shume te madhe qe ka kaq shume nota te mira dhe largohet nga shkolla. Nje nate doja te kryeja vetvrasje mora thiken dhe preva doren , me gjeti mami dhe me coj direkt ne spital dhe shpetova. ne kaq vite kam mbajt dieta , kam frekuentuar palestren , sportin por perseri o kthehesha ushqimit. Para 2 vitesh u martova dhe vazhdova perseri me dieta deri sa hoqa 20 kilogram por mbeta shtatzene dhe nuk ishte e veshtir qe une te shtoja peshe perseri , nderkoh qe isha shatzen njerezit me shanin shiko sa te madh e ka barkun , as nuk e diinn qe une prisja nje femije dhe me ishte rritur barku nga femija. edhe gjate shtatzanise une vuajta perseri shume , 9 muaj nuk ndetja e qete , qaja. Kur linda vajza ime humbi jeten ne spital nuk pata fat ta gezoja edhe vajzen. Tani vuaj edhe humbjen e vajzes dhe kam 1 vit qe rri e mbyllur vetem ne dhome dhe nuk duroj dot askend dhe nuk shikoj dot asnjeri me sy, mire qe vuaj humbjen e vajzes por njerezit vazhdojne e perqeshin pa ta ditur hallin. Tani perseri mbaj dieta dhe palester por mjeku me ka thene qe duhet te qenderoj larg streseve sepse ndryshe nuk do te bie kurre nga pesha. Ajo qe dua te them eshte ju lutem mos shani dhe mos ofendoni askend sepse asnje nuk e din semundjen e tjetrit apo vuajtjet e tyre. Jetoni jeten tuaj dhe lejini te tjeret te jetojne te tyren sepse paragjykimi dhe perbuzja juaj mund te jete fatale per ata.. Ju uroj mbremje te kendeshme dhe te qete.
Letra 6
Mirembrema anabel!Para disa vitesh bera aksident me motorr,u demtova shume gje qe eshte transparente edhe tani pas 10vitesh.Ne te njejten kohe ne spital mjeket me zbuluan nje tumor ne koke,u operova por rrezikonte te kthehej serish.Pas disa kohesh njoha nje vajze dhe u dashuruam pas njeri-tjetrit,ajo me pranoi ashtu sic isha me ato difekte te dukshme,e doja me shpirt por nuk mund ta denoja gjithe jeten te rrinte perkrah meje,ju luta te vazhdonte jeten e saj.Ato dite une kisha kontrollin per tumorin qe hoqa,ndaj me friken e nje lajmi te keq e largova ate nga vetja,ajo u fejua.Me ane te shoqes se saj une mesoja cdo gje ne lidhje me te,ajo vuante shume me ate njeri,nuk e di sesi mori guximin te martohej me te,dicka e di ajo luftonte per gjerat qe donte por une ju dorezova fatit dhe nuk e lashe te luftonte per ne te dy.Diten qe ajo u martua une kisha kontrollin e fundit dhe mora pergjigje pozitive,tani jam mire por nuk mund te bej dot asgje per difektet e mia se rrezikoj shendetin tim. Ne ate moment u pendova qe e lashe te ikte,por ajo ishte aq e bukur saqe do ndjehej keq kur te tjeret tja vinin ne dukje ndryshimin mes nesh,nuk doja ta lendoja.Ndjehem shume keq per kete fakt dhe nuk guxoj te lidh jeten time me te,ajo sakrifikoi jeten e saj per mua dhe une i thashe shko.Asaj ju shkaterrua jeta me bashkeshortin e saj,tani eshte ndare nga ai.Rastesisht e takova pas ndarjes dhe jam tmerruar kur me ka treguar nje karvan te gjate dhimbjesh e torturash qe kishte kaluar me te,ndjehem fajtor qe i thashe vazhdo jeten tende me dike tjeter.Tani nuk mund te bej dot asgje per te,dhimbja e ka ndryshur shume,por cte bej une qe nuk jam per te?Uroj qe nje dite ajo te mar guximin te rinise jeten e saj se nuk jane te gjithe meshkujt njelloj,shpirti nuk me gjen rehat me nese ajo nuk eshte e lumtur,i kerkoj falje qe e lashe te shkonte dhe i shkaktova kaq shume dhimbje.
Letra 7
Mirmbrema Anabel, se pari ju falenderoj per mundesite qe na jepni dhe faleminderit neqoftese e publikoni . Une kam nje moter e cila ka lindur me nje problem ne shtyllen kurrizore dhe deri ne moshen 3 vjecare ky fakt e ka penguar te ece, per fatin tone na ndihmoi nje shoqate Austriake e cila beri te mundur kurimin e motres per nje kohe te gjate, fillimisht 9 muaj pa e pare me sy per shkak edhe te mungeses se teknologjise nga pamundesia per ti pasur, ata na komunikonin per gjithcka ndodhte rreth motres. Se pari dua te shpreh vuajtjen dhe lotet e nje femije dhe prinderve kur e moren nga krahet e mamit per here te pare, ishte vetem 3 vjec, pas shume operacionesh, vuajtjesh mundimesh per motren mbi te gjitha qe nk na ka patur prane ne te tilla dite, ajo u kurua deri ne moshen 15 vjecare ne Austri, sot ajo ecen por problemet nk kane te mbaruar, ajo nk ka nje zhvillim normal si gjithe shoqet e veta, theksoj problemi i saj eshte fizik, eshte ne vit te trete gjimnaz, gjjate gjithe kohes kurohet edhe nga veshkat sepse jeton me nje gjysem veshke, Zoti i ka dhene mencurine dhe bukurine si yll i vertet, poooor Zoti nk ti jep te gjitha. Sime meje nk i thahen lotet kur sheh qe ajo semuret, rri shtrire, para disa ditesh Ime moter kishte ditelindjen, u vesh dhe doli me shoqet Anabel, kthehet ne shtepi dhe e pyesim si kishte kaluar, me lot ne sy nis te tregoje qe nje djale nk ja kishte ndare syte gjate gjith kohes be lokal, kur motra ishte ngritur per te ikur, fjalet e atij kishin qene "Mos o budalla gjith ai yll ecka duke caluar" nk kishte dhimbje me te madhe teksa e degjoje kur thoshte Un nk jam si gjith te tjerat. Autoriteti reputacioni i saj zgjuarsia dhe respekti qe kane te tjeret per te eshte i pa pare Anabel por ime moter Gesu jone, prinderit e mi vuajn kaq shume qe ajo nk eshte si shoqet e veta, e permblodha shkurt me aq sa munda por nese do i shkruaja te gjitha ju do te thonit si jeton valle ky njeri, si ecen, si shkon ne shkolle, Gjithsesi falenderojm Zotin qe eshte gjalle, ajo esht jeta jone, e duam vertetw shume! Faleminderi Eva!
Letra 8
Mirembrema!! Nuk e di ,po nuk mu ndenj pa shkruar pasi lexova komentet ne letren e djalit ,i cili deklaron qe eshte gay. Jam gati e tmerruar nga disa komente te tipit "jam nene dhe mesi po e rris tim biri ,sakrifikoj per edukimin e tij e pastaj ai te shkoj te behet si ti. Me mire mos ta kem..." apo "ju eshte shtuar fara juve e do ju prisja e do ju vrisja". Eshte e dhimbshme te mendosh se femijes ne si prinder i imponokemi edhe shijet seksuale tani . Madje madje ai/ajo duhet te zgjedh orientimin seksual si zgjedh fakultetin ...as çohet neper mend qe njerzit lindin me prirje homoseksuale,biseksuale etj Eh jo jo nuk u shpiken e u morren vesh sot keto prirje se kane ekzistu qe ne mesjete.
Tek e fundit une e ti qe po lexon keto rrjeshta duhet ta refuzojme ,ta shembim ne dru ate vellan gay ;ta mohojme femijen lezbik apo motren biseksuale se jane jashte normales . Sikur keto prirje te shijeve seksuale vetijake ti bente ata me te keqinj se te tjeret apo apo shuuume me te mire se masa se jane ne minoranc..... Une e dua vellan ,motren apo birin tim sido qe te jete. Dashuria nuk ka seks.
Ishte thjesht nje reflektim imi....respektoj mendimin e te tjerve. Nese deshiron ta publikosh anonim te lutem