Çfarë po ndodh rreth nesh

Nuselala udhëton në shpinën e një qukapiku

3 Mars 2015

Nuselala udhëton në shpinën e një qukapiku

Një fotografi e mrekullueshme e një nuselale që fluturon në shpinën e një qukapiku është shkrepur një ditë më parë në një park në Londër. Martin Le-May ka qenë duke shëtitur në park me bashkëshorten, kur kanë dëgjuar një zhurmë të çuditshme. Ata më pas u bënë dëshmitarë të një pamjeje të çuditshme ku një qukapik luftonte për jetën ndërkohë që një nuselale qëndronte mbi shpinën e tij.

Fotografi amator ka thënë për mediat se ishte trembur për qukapikun i cili pas afrimit me tokën, po kërcente si të ndodhej mbi një sipërfaqe të nxehtë. Pasi u ul disa metra larg çiftit, qukapiku mundi t’i shpëtonte sulmit dhe u largua pasi nuselala u hutua nga prezenca e njerezve duke u zhdukur më pas në barin e lartë.

Burimi: The Telegraph