Instagramming

Rudina Dembacaj akuzon Einxhelin se i ka vjedhur idenë e projektit

Shkruar nga Anabel

9 Shkurt 2022

Rudina Dembacaj akuzon Einxhelin se i ka vjedhur idenë e projektit

Përmes disa postimeve në Instagram, Rudina Dembacaj ka akuzuar Einxhel Shkirën se i ka vjedhur idenë e projektit.

“U zgjova me ide ‘origjinale’ të talenteve të ekranit. Mirëmëngjes,” shkruan Dembacaj në Instagram Stories, ku ka postuar një video të tetorit të vitit 2020 ku flet për projektin e saj “Malsoret e mia [sic]”, i cili është i ngjashëm me idenë që Einxhel prezantoi dje në “Big Brother VIP”.

Rudina Dembacaj akuzon Einxhelin se i ka vjedhur idenë e projektit

Ja si e përshkroi Einxhel idenë e saj: “Kam dashur që më përpara që të hap një fondacion për shkollimin e vajzave, për ato që nuk kanë mundësi, që i fejon familja me zor...të kenë një derë ku të trokasin. Qoftë për një një vit shkolle nëse nuk kanë mundësinë, qoftë për një kurs për thonjtë, qoftë për një kurs parukerie, çfarëdo që të jetë shuma që u duhet për një kurs për t’u dhënë zanat për një jetë ndryshe.”

Mbrëmjen e djeshme, stafi i fondacionit “Dritan Hoxha” u shpreh se është i hapur që së bashku me Einxhel të dëgjojë historitë e vajzave shqiptare kudo ku ato janë si edhe dëshirat e tyre për të kryer studimet në fushat: ekonomi, juridik, gazetari, shkenca dhe arte. Ideja do të strukturohet në formën e një talk show-reality, do të moderohet nga Einxhel dhe do të ketë si qëllim të promojë dhe të ndërhyjë në mënyrë gjithëpërfshirëse për jetën e vajzave në pamundësi ekonomike.

Rudina Dembacaj akuzon Einxhelin se i ka vjedhur idenë e projektit

Në videon e postuar në vitin 2020, Rudina Dembacaj shprehet: “Projekti ‘Malsoret e mia’ po afron. Nëse je vetë, nëse ke motrën, kushërirën apo një të njohur që dëshiron të vazhdojë studimet e larta, të kryejë kurse profesionale, por nuk ka mundësi, ofrohet totalisht falas nga ky projekt. Do të vij në të gjitha trevat e veriut shqiptar dhe do të jem aty për të ndjekur vetë rastet me ekipet e xhirimit.”

Në një postim të mëvonshëm, aktorja shkruan: “Që të kuptohemi...Jam shumë e lumtur për çdo iniciativë për vepra të mira. Zot u shtofshin! Mbrojtja e ideve është gjithashtu vepër e mirë, në respekt të kujtdo!”

Rudina Dembacaj akuzon Einxhelin se i ka vjedhur idenë e projektit

Në pjesën më të madhe të komenteve, ndjekësit shkruajnë se bëhet fjalë për një problem shumë aktual dhe “çdokujt mund t’i shkojë në mend”. “Rudina, kjo është dhe ëndrra ime prej shumë vitesh, por nuk do të thotë që ta kam marr ty!”, “Ti je e fokusuar vetëm te vajzat në veri, ndërsa kjo e Einxhel do jetë pa dallim krahine! S’ka pse të jeni kaq thumbues kur në fund është e gjitha për bamirësi” shkruhet nga disa ndjekës.