
Galeria me fotot e Ronela Hajatit gjatë provave të Eurovision u fshi nga faqja zyrtare e festivalit dhe më pas u ripostua pa njërën prej tyre, veprim që është shoqëruar me shumë pikëpyetje nga fansat në rrjete sociale.
View this post on Instagram
“Duke qenë se Ronela Hajati çeli provat, fotografitë e saj ishin të parat që u shfaqën të shtunën në mesditë duke marrë vëmendjen kudo, në Twitter dhe Instagram. Konkretisht, fotoja kryesore (e publikuar në krye të postimit), shfaqte Ronelën me katër balerinët e saj me duart duke lëvizur gjatë performancës drejt pjesës së poshtme të trupit,” shkruan @eurovisionalbania në Instagram, një faqe dedikuar festivalit. “Mesditën e së dielës galeria e fotove të Ronelës u hoq nga llogaria zyrtare e Eurovizionit në Instagram. Më pas u ripostua, por pa foton e parë. Nuk është dhënë asnjë shpjegim dhe Shqipëria ishte i vetmi vend të cilit iu hoq postimi dhe u rihodh më vonë.”
View this post on Instagram
“Komentuesit kanë vënë në dyshim pse një postim me 25,000 pëlqime, më shumë se galeritë e tjera, u fshi,” shton @eurovisionalbania. “Të tjerë janë shprehur se ky është një akt censurimi. Një komentues ka shkruar: "Ata hoqën fotot 'provokuese'… çfarë shakaje."


Postimi me fotot e Ronelës gjatë provave duket se kishte më shumë pëlqime se të tjerat. Për momentin, është e paqartë nëse këngëtares i është kërkuar që të ndryshojë koreografinë.
Artikull i rekomanduar: