Celebrity

Megan Fox dhe Brian Austin Green ndahen pas 11 vitesh

19 Gusht 2015

Megan Fox dhe Brian Austin Green ndahen pas 11 vitesh

Megan Fox dhe Brian Austin Green raportohet të jenë ndarë pas 11 vitesh që ka qënë bashkë. ?ifti i famshëm i ka dhënë fund gjërave 6 muaj më parë, për shkak të fiksimit të aktores për të marrë përsipër sa më shumë role për të vazhduar kështu karrierën e saj, deklarojnë disa burime për ‘US Weekly’.

29-vjeçarja Fox, e shpallur si një nga femrat më të bukura në botë dhe 42-vjeçari Green, i njohur më shumë për rolin e tij në Beverly Hills, 90210 janë njohur në vitin 2004 për të martuar më pas në 2010.

Ata kanë dy djem, Noah 2 vjeç dhe Bodhi 18 muajsh.

Burimi: Daily Mail