Anabelizim

Atij që s'diti kurrë të më dashuronte shumë, pak, fare...

Atij që s'diti kurrë të më dashuronte shumë, pak,
Foto: Pinterest

Nuk doja ta pranoja, por kisha humbur veten për atë. E doja aq shumë, sa i dhashë gjithë energjinë time dhe ai më transformoi në një përbindësh, në një të vdekur mes të gjallëve. Për çdo gjë e vija atë në plan të parë, gjithmonë para vetes time, derisa arrita në një pikë ku nuk po jetoja më jetën time, por në hijen e tij. Atij që nuk diti kurrë të më donte.

Nuk më tha asnjëherë një fjalë të ngrohtë, as kur qëndronim ulur në divan e kalonim ndonjë natë bashkë; nuk më përqafoi asnjëherë pranë vetes. Dhe thoshte se kështu i donte njerëzit ai, kështu e shprehte dashurinë: me ftohtësi. Por unë nuk u ndjeva ndonjëherë femër e dëshiruar nga ana e tij për kaq vite me radhë. I fala kohën, dashurinë, dhembshurinë, mirëkuptimin; i fala vetëbesim. Ishte ai Zot për mua, sikur qëllimi im i vetëm të ishte ta bëja atë të lumtur dhe jo veten time. As që e llogarisja më veten. Unë s’isha më aty. Ah, çfarë budallaqe kur e mendoj…

E çfarë fitova unë në fund? Asgjë përveç netëve pa gjumë, mendimeve që më rrotulloheshin në kokë, ankthit, depresionit, lotëve dhe ilaçeve. U mbylla si njeri, kërkoja defektin te vetja dhe nuk kisha sy e mendje të shikoja që defekti qëndronte tek ai. I lutesha për kohën, të më falte pak kohë nga vetja e tij sepse unë i falja çdo gjë timen. Dhe e bënte shumë rrallë, e atë pak që më jepte mua më dukej mjaftueshëm. Ç’budallaqe…

E shikoja që s'isha e njëjta. Pranë tij nuk shkëlqeja, vetëm venitesha gjithnjë e më shumë. M’u prish trupi, fytyra, flokët, shkëlqimi që kisha si femër, buzëqeshja; derisa në fund fare m’u prish edhe shpirti. Humba si femër. Nuk ishte më si më parë kur më shikonin dhe thoshin “Ah, sa femër e bukur!”; tani më thoshin “Po ç’të ka ngjarë, ç’je bërë kështu?” Por unë s’doja ta pranoja, s’doja ta pranoja derisa një natë, për ironi fati, pashë atë të ulur me dikë dhe truri filloi t’i fliste zemrës që kishte ardhur momenti të mendoja për veten sërish, të merrja frenat e vetes time.

Unë i isha lutur të dilnim, të takoheshim dhe merrja vetëm justifikime. Ku shkuan të gjitha ato sakrifica që bëra unë për të? Ku isha unë si femër? A mund ta detyrojmë dikë të na dojë? Jo, sigurisht që jo. Ne nuk mundemi. Dhe në fund ai thjesht më tha: “Faleminderit për çdo gjë, gjithmonë do kem respekt për ty.” Sikur unë të kisha nevojë për respekt e kaq mjaftonte për të. Por unë doja të më donte, dhe kjo gjë nuk qe kurrë e arritur.

Tani kam filluar të dua veten time më shumë dhe çdo gjë po më duket më e qetë, më e bukur. Unë nuk eci më në hijen e atij. Unë jam vetë zot i vetes sime dhe askush nuk ka të drejtë të më intimidojë mua dhe ndjenjën time. Padroni i vetes tënde je vetëm ti. Ti mund ta lartësosh ose ta zvogëlosh veten. Mos lejoni që nga dashuria të verboheni dhe të harroni veten. Në qoftë se ti do veten tënde, atëherë do të duan dhe të tjerët ty.

Faleminderit, Anabel.

- Shkruar për Anabel nga një grua anonime, për rubrikën “Untold Stories” – streha ku rrëfejmë ato çaste kur zemra kërkon të flasë, qoftë për të mirat, qoftë për të vështirat, për ndjesitë më të thella që nuk duam t’i mbajmë brenda. Nëse edhe ju dëshironi të ndani historinë tuaj, na shkruani në [email protected].

REELS

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj

Ende duke menduar për dhuratën perfekte? Mos u streso! Një xhiro te @topshop_albania dhe gjithçka zgjidhet - Airtech Pro për stil perfekt çdo ditë - ⁠Nutrilife Blender për smoothie në 10 sekonda - ⁠Higjenizuesi me avull Nano për pastërti pa kimikate

Me @duavize_ , rekrutimi i punëtorëve të huaj bëhet më i thjeshtë dhe më i sigurt. Dua Vizë ofron 20% ulje për rekrutimin e stafit të huaj nga Filipinet, Egjipti, India dhe shumë vende të tjera, për të gjitha bizneset që duan të zgjerohen në 2026-n. ⏳ Oferta është e vlefshme deri më 20 janar 2026. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Goca, vraponi për te @kfarma.al sepse kanë nisur “12 Days of Christmas” dhe kjo është arsyeja perfekte për shopping pa ndjenja faji. Gift box-e festive, sete perfekte për dhurata (ose për veten se self-love is a must 💅). Surprizat vazhdojnë: deri në 80% ULJE për produktet koreane. 12 ditë, 12 surpriza, pafund arsye për t’u përkëdhelur 💕

🥰 Gala flet si dikush që nuk është mësuar të frenohet. E lirshme, e veçantë në mënyrën si shprehet, thellësisht feminore në energjinë që përcjell. 🤍 Bravo prindërve që e kanë lënë të jetojë në botën e saj, të ëndërrojë pa frikë, të rritet pa kufij. Sepse disa shpirtra nuk duhen formuar, duhen mbrojtur.

To the one who never knew how to love me a lot, a little, or not at all...

Atij që s'diti kurrë të më dashuronte shumë, pak,
Photo: Pinterest

I didn't want to admit it, but I had lost myself to him. I loved him so much that I gave him all my energy and he transformed me into a monster, into a dead man among the living. For everything I put him in the foreground, always before myself, until I reached a point where I was no longer living my life, but in his shadow. To the one who never knew how to love me.

He never said a warm word to me, not even when we were sitting on the couch and spending a night together; he never hugged me close to him. And he said that was how he loved people, how he expressed love: coldly. But I never felt like a woman desired by him for so many years. I gave him time, love, compassion, understanding; I gave him self-confidence. He was God to me, as if my only goal was to make him happy and not myself. I didn't even count myself anymore. I wasn't there anymore. Ah, how stupid when I think about it...

And what did I gain in the end? Nothing but sleepless nights, thoughts that swirled in my head, anxiety, depression, tears and medication. I closed myself off as a person, I looked for the defect in myself and I had no eyes or mind to see that the defect lay in him. I begged him for time, to forgive me a little time from himself because I forgave him everything about me. And he did it very rarely, and the little he gave me seemed enough to me. What a fool…

I could see that I wasn't the same. I didn't shine around him, I just faded more and more. My body, my face, my hair, the glow I had as a woman, my smile all deteriorated; until in the end my soul also deteriorated completely. I lost myself as a woman. It wasn't like before when people looked at me and said, "Ah, what a beautiful woman!"; now they would say, "What happened to you, why did you do this?" But I didn't want to accept it, I didn't want to accept it until one night, ironically, I saw him sitting with someone and my brain began to speak to my heart that the time had come to think about myself again, to take control of myself.

I had begged him to go out, to meet up, and all I got was excuses. Where did all those sacrifices I made for him go? Where was I as a woman? Can we force someone to love us? No, of course not. We can't. And in the end he just said to me: "Thank you for everything, I will always respect you." As if I needed respect and that was enough for him. But I wanted him to love me, and that was never achieved.

Now I have started to love myself more and everything seems calmer, more beautiful to me. I no longer walk in his shadow. I am my own master and no one has the right to intimidate me and my feelings. The master of yourself is only you. You can elevate or diminish yourself. Do not allow yourself to be blinded by love and forget yourself. If you love yourself, then others will love you too.

Thank you, Anabel.

- Written for Anabel by an anonymous woman, for the  “Untold Stories” column  – the haven where we recount those moments when the heart wants to speak, whether about the good or the difficult, about the deepest feelings that we don't want to keep inside. If you too would like to share your story, write to us at  [email protected] .